Jennifer Lopez për një kohë të gjatë ka qenë duke paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Gjatë ditës së sotme (e premte), ajo ka sjell në treg këngën “Pa Ti and Lonely", në bashkëpunim me Maluma, shkruan Daily Mail.


Kënga pothuajse ka nëntë minuta, ndërsa përmban dy këngë të ndryshme “Pa Ti” dhe “Lonely”.

33595942 8770765 Grand entrance Jennifer dons sultry tie up lingerie and a long s a 128 1600995468644

Por, përpos pëlqimeve për prodhimtarinë e tyre muzikore, fansat kanë komentuar në masë të madhe edhe veshjen e këngëtares.

Klipi në të cilin ajo shfaqej me veshje ekstravagante përmbante pamje nga rezidenca luksoze, kopshte e fontana.

33595986 8770765 Fit for a queen The video opens with wide views of a sprawling m a 97 1600995377163

Ndryshe nga J.Lo, Maluma në fillim të klipi është parë në një apartament të thjeshtë, teksa arrin tek këngëtarja me një veturë të tipit Rolls Royce.

Që në minutat e parë të publikimit, këngët kanë rezultuar mjaft të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës së dyshes. /Telegrafi/