Gjatë ditëve të vjetra të mira të “MTV Video Music Awards”, ndoshta më ikonike prej tyre ishte ajo kur Madonna puthi Britney Spearsin dhe Christina Aguileran në skenë.

Kur puthja e parë ndodhi me Britneyn, të gjithë u befasuan dhe ngelën të mahnitur nga ky veprim i artisteve.


Menjëherë më pas, ikona e muzikës pop i dhuroi një puthje edhe Christina Aguileras, por puthja e tyre u ndërpre pothuajse plotësisht nga spektakli.

Siç doli, Aguilera nuk ishte as zgjedhja e parë e Madonnas për të performuar pranë Britneyt.

Për këtë, Jennifer Lopez ka dhënë një intervistë për E!News ku ka folur më shumë rreth asaj skene.

“Unë isha duke xhiruar një film në Kanada dhe ne ishim takuar - unë, Madonna dhe Britney për ta bërë atë - në shtëpinë e saj. Dhe unë thjesht nuk mund të largohesha nga filmi...kështu që ato e kërkuan Christinan ta bënte atë”, tha JLo.

Njerëzit mund të imagjinojnë vetëm se si do të kishte qenë ylli i “Jenny from the Block” duke performuar pranë Britneyt dhe Madonnas.

Kjo pasi Jennifer Lopez ishte një nga këngëtaret më të rëndësishme të asaj epoke.

Madonna ende nuk i është përgjigjur këtyre pretendimeve nga J-Lo.

AAAAQeQn4Cpu8 RwhPpBhuQdRuarlpJFNjJvsnsmORHpTcjHHUo8zYd8gEV 4PDfTq4kwnyY9cVu5K r3Be7 pFS9PzPutZrZikDWE EsDKX5O4l9AUGqMkj4wY9Uhy QQEbQr YMBOVuBy6ekHtTTrEXv4M Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Ajo që nuk e harron atë ditë është Britney Spears, e cila e ftoi Madonnan në dasmën e saj në vitin 2022.

Biondja në fakt rikrijoi skenën e asaj kohe duke i dhuruar një puthje në buzë krijueses së hitit “La Isla Bonita”. /Telegrafi/

Screenshot 5 32 Jennifer Lopez dhe Britney (Foto: Getty Images)