Jennifer Lopez është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

51-vjeçarja shfaqi trupin e saj të mahnitshëm në bikini, ndërsa shfaqej me një mantel ku kishte të shkruar në pjesën e prapme “JLo”.


Këngëtarja mbylli sytë, duke u lagur në një mjedis të qetë ndërsa priti vitin 2021 me krahë të hapura, shkruan DailyMail.

jen1 1

Jennifer dukej e fuqizuar ndërsa qëndronte përpara dallgëve që përplaseshin me krahët e ngritura në ajër.

Sado e mrekullueshme të dukej pamja e oqeanit, të gjithë sytë ishin drejt Jennifer Lopezit dhe trupit të saj që sfidon moshën.

jen2 1

Jennifer eci me besim përgjatë plazhit me pamjen e saj përrallore.

Këngëtarja dukej e pabesueshme ndërsa vinte në pah fizikun e saj të shkëlqyer në bikini.

jen3 1

Flokët me kaçurrela bënin që ajo të dukej edhe më tërheqëse, ndërsa kishte vënë një palë vathë argjendi mjaft të mëdhenj.

Jennifer është përsëri në SH.B.A. pasi filloi vitin e ri në Turk dhe Caicos me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, me të cilin është fejuar që nga viti 2019.

jen4 1

Çifti fillimisht planifikoi të kurorëzoheshin në vitin 2020, por pandemia i detyroi ata që të shtyjnë dasmën e tyre dy herë.

“Ne e shtymë dasmën dy herë. Ne kishim planifikuar atë që vërtet, me të vërtetë dëshironim të bënim, [por] nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta rikrijojmë atë”, i tha ajo kohët e fundit Revistës ‘Elle’.

jen5 1

“Ne e anuluam atë, dhe që atëherë nuk kemi folur me të vërtetë për të. Nuk ka asnjë nxitim. Ne duam ta bëjmë atë në rregull kur mund ta bëjmë”, tha Jennifer. /Telegrafi/

jen6 1

jen7 1

jen8 1

jen9 1

jen10 1

jen11 1

jen12