Jennifer Lawrence ka bërë një deklaratë befasuese, duke treguar se bezdiset nga Kourtney Kardashian, më e madhja nga motrat Kardashian-Jenner.

Ylli i “Hunger Games”, e bëri këtë të ditur gjatë një testi me detektor, me kolegun e saj Robert Pattinson një format i njohur i intervistimit nga Vanity Fair.


“Kourtney është më bezdisëse se kurrë. Më çmend”, tha Lawrence, teksa fliste për dashurinë e saj ndaj familjes Kardashian dhe televizionit reality.

Kur Pattinson e pyeti për shpjegim, Lawrence shtoi:

“Sepse çdo gjë duhet të bëhet një njoftim. Si për shembull, ‘Unë nuk do të vesh më rroba.’ Thjesht vish çfarë të duash. Mos bëj njoftime për këtë”.


“Ose, nuk kam televizor në dhomën time. Thjesht mos shiko televizor. Mos e bëj të madhe. Vetëm shhh!”, vazhdoi aktorja.

Paraprakisht, kolegu i saj e pyeti se e ndjek ende shoun e famshëm The Kardashians, pyetje gjatë secilës, ajo u përgjigj se nuk po e përcjell këtë sezon.

Në një moment, ylli i Twilight, i tregoi një foto të Khloe Kardashian, dhe e pyeti nëse është nga motrat Kardashian që i pëlqen më së shumti, derisa Lawrence u përgjigj me një “po” të vendosur.

Përveç tjerash, aktorja e X-Men gjithashtu tregoi simpatinë e saj për koleksionin e fundit të SKIMS të Kim Kardashian.