LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lawrence flet për vendimin për të lënë shkollën dhe për të ndjekur aktrimin: U largova nga shtëpia kur isha 14-vjeçare

Jennifer Lawrence flet për vendimin për të lënë shkollën dhe për të ndjekur aktrimin: U largova nga shtëpia kur isha 14-vjeçare

Jennifer Lawrence nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme dhe fituesja e “Oscar” nuk ka asnjë diplomë.

32-vjeçarja është e zënë me promovimin e filmit të saj të ri, “Causeway”, në Festivalin e Filmit në Toronto 2022 dhe foli për ‘marrëdhënien e saj me shtëpinë’, ndërsa fliste me Entertainment Weekly.

E lindur dhe e rritur në Louisville të Kentucky, Lawrence i bindi prindërit e saj që ta lejonin të linte shkollën në moshën 14-vjeçare dhe të ndiqte një karrierë në aktrim, shkruan DailyMail.


Lawrence shpjegoi se në filmin e saj të ri “Causeway’, mund të adoptohej menjëherë sepse ajo mund të lidhej me komplotin dhe kërkimin e ndjenjës së shtëpisë.

“Ndjeva diçka kur lexova skenarin, ndjeja se duhet ta bëja këtë. Unë identifikohem me atë ndjenjën e përpjekjes për të gjetur shtëpinë tënde, për të gjetur se ku ke qëllim”, zbuloi ajo.

“U largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç. Marrëdhënia ime me shtëpinë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar”, shtoi aktorja.

Në “Causeway” Lawrence luan një ushtare amerikane që kthehet në shtëpi në New Orleans pasi pësoi një dëmtim traumatik të trurit ndërsa shërbente në Afganistan, sipas Variety.

Ylli i “Hunger Games” edhe më parë  ka qenë e sinqertë në lidhje me vështirësitë në shkollë kur ishte fëmijë, por ndihej e sigurt se ajo kishte lindur për të aktruar.

Pasi bëri një pushim të shkurtër nga aktrimi, Lawrence është rikthyer dhe madje edhe si producente.

Drama psikologjike “Causeway”, me Jennifer Lawrence dhe Brian Tyree Henry, është ndër filmat që kanë premierën botërore këtë vit në “Toronto International Film Festival”.

Filmi është projekti i parë nga kompania e prodhimit të Lawrence “Excellent Cadaver”, me regji të Lila Neugebauer.

Neugebauer e drejtoi filmin nga një skenar i Elizabeth Sanders, Luke Goebel dhe Ottessa Moshfegh ku gjithashtu luajnë Stephen McKinley Henderson, Jayne Houdyshell, Russell Harvard, Joshua Hull dhe Fred Weller.

Ndërsa filmi fokusohet në stresin akut post-traumatik, ka edhe elementë të traumës së fëmijërisë të gërshetuar në skenar.

“Shtëpia e saj e paqëndrueshme, paaftësia e saj për t’iu përkushtuar një gjëje apo tjetrës për shkak të këtyre dëmtimeve të brendshme që janë krejtësisht të padukshme, por të mëdha – mendoj se jam lidhur me këtë në atë moment të caktuar të jetës sime”,  zbuloi aktorja për Deadline.

Lawrence dhe bashkëshorti Cooke Maroney janë prindër të një djali Cy, të cilin ajo zbuloi se mban emrin e piktorit, skulptorit dhe fotografit të ndjerë amerikan, Cy Twombly.

“Causeway’ është planifikuar të dalë në teatër dhe në Apple TV+ në nëntor.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto filloi të enjten (9 shtator) dhe do të vazhdojë deri të dielën, më 18 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

Magazina
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
U përjashtua nga Big Brother për shkak të saj, Xheneta e arsyeton veprimin e Rezit: E ka bërë pa vetëdije

U përjashtua nga Big Brother për shkak të saj, Xheneta e arsyeton veprimin e Rezit: E ka bërë pa vetëdije

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
“Kujdesi ndaj prindërve” - Rovena shpërthen në vaj pas debatit të ashpër me Vullnetin

“Kujdesi ndaj prindërve” - Rovena shpërthen në vaj pas debatit të ashpër me Vullnetin

Magazina
Kalo në kategori