Gjatë javës së kaluar aktorja e njohur, Jennifer Aniston kishte ftuar fansat të mos e votojnë Kanye West për president.

Përmes këtij paralajmërimi, Aniston kishte bërë të ditur që është duke e votuar Joe Biden, shkruan Daily Mail.


Një thirrje e tillë duket se i ka shkuar në vesh edhe reperit amerikan, i cili nuk e ka lënë pa reaguar.

34909074 8884893 image a 32 1603812749979

“Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. Seriali ‘Friends’ nuk ishte gjithashtu interesant”, është shprehur 43-vjeçari në rrjetin social Twitter.

Derisa përmendi serialin në të cilin luajti Jennifer, Kanye pati komente të shumta, që u detyrua më pas ta fshijë.

34908724 8884893 image a 34 1603812834402

Përndryshe, West shpeshherë ka qenë i inkuadruar në përplasje, pasi të njëjtën e ka bërë edhe me Taylor Swift dhe Amber Rose. /Telegrafi/

34908728 8884893 image a 35 1603812850206