LAJMI I FUNDIT:

Kafjalli i shijshëm që të bën të ndihesh ngopur, i ndihmon aktores Jennifer Aniston të mbajë shkëlqyeshëm linjën

Kafjalli i shijshëm që të bën të ndihesh ngopur, i ndihmon aktores Jennifer Aniston të mbajë shkëlqyeshëm linjën

Aktorja amerikane Jennifer Aniston është ithtare e ushqimit të shëndetshëm dhe të shijshëm me ndihmën e të cilit e mban në formë figurën e vet për mrekulli

Aniston kohë më parë ka zbuluar se cilat janë ata katër artikuj ushqimorë që i ha çdo ditë dhe prandaj çdo herë mund të gjenden në frigoriferin e saj, transmeton Telegrafi.


Gjithmonë kam artiçokë, e cila është e shkëlqyeshme edhe kur janë të ftohta. I lyej me mustardë. Ky është kafjall i shkëlqyeshëm dhe i shëndetshëm.

Patjetër në frigorifer gjenden edhe perimet: selino dhe kastravecët. Këto perime janë freskuese dhe krokante të cilat i dua, thotë ajo.

Në një intervistë, shkruan Elle, Aniston ka zbuluar edhe se çfarë ha pasi të zgjohet në mëngjes.

Aktorja e famshme është njëra prej shumë femrave në tërë botën e cila ditën e fillon me ujë dhe limon dhe pastaj ha kafjallin e shijshëm, të shëndetshëm i cili e bën të ndihet e ngopur.

Kur zgjohem, pi ujë të ngrohtë me limon. Pastaj ha vezë me avokado. Kjo është një ndër favoritët e mi, thotë ajo.

Vezët dhe avokadoja janë kombinim i shkëlqyeshëm i artikujve për mëngjes, të cilat japin energjinë e nevojshme për fillim të ditës. Mund t’i përgatisni në shumë mënyra, mirëpo njëra ndër më të popullarizuarat është omëleta me avokado.

Thjesht, përgatitni omëletën ashtu siç e bëni zakonisht dhe pastaj në të shtoni avokadon e prerë në kube. Mund edhe ta shtypni pak me vezë në mënyrë që të lidhni më mirë të gjithë artikujt.

Vezët e ziera pak dhe avokadoja gjithashtu janë zgjedhje e shkëlqyeshme për kafjall. Gjithashtu mund të zieni vezët deri sa dëshironi të bëhen apo megjithatë t’i zgjeroni dhe t’i hani me shtesë avokadoje së cilës i keni hedhur pak piper dhe vaj ulliri.

“Pure” nga avokadoja e cila thjesht dhe lehtë mund të bëhet me ndihmën e pirunit do të plotësohet shkëlqyeshëm me vezë syze. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori