LAJMI I FUNDIT:

A jeni herak? Nga përgjigjja juaj varet a rrezikoheni shumë nga kanceri i gjirit

A jeni herak? Nga përgjigjja juaj varet a rrezikoheni shumë nga kanceri i gjirit

A flini më shumë se tetë orë në ditë?

Koha në të cilën zgjoheni në mëngjes lidhet me mundësinë e sëmurjes nga kanceri i gjirit, konstaton hulumtimi i ri i cili ka përfshirë 400 mijë femra, transmeton Telegrafi.


Femrat të cilat zakonisht zgjohen herët kanë probabilitet më të vogël që të sëmuren nga kanceri i gjirit, ndërsa ato të cilat dëshirojnë të flenë deri vonë, apo edhe më shumë se tetë orë në vazhdimësi kanë rrezik të shtuar nga shfaqja e kësaj sëmundjeje.

Rezultatet e hulumtimit të publikuar në British Medical Journal tregojnë që femrat të cilat janë “tipa mëngjesi” më pak janë sëmurë, më saktësisht një në 100.

Një faktor i cili ka rolin kryesor është mosbalancimi i orës së jashtme dhe të brendshme biologjike. Dhe vetvetiu edhe prodhimi i melatoninës, hormon natyral të cilin e prodhon trupi juaj.

Hulumtuesit kanë theksuar që në rrezikun më të madh janë ata të cilët punojnë në ndërresat e pasdites deri natën vonë apo tërë natën.

Fjala është për hulumtimin e parë i cili mund të përfshijë një sërë faktorësh të cilët kanë ndikim më shfaqjen e kancerit të gjirit përkatësisht të obezitetit, gjeneve, pirjes së duhanit, konsumimit të alkoolit dhe shprehive të gjumit. /Telegrafi/