LAJMI I FUNDIT:

“Jemi shumë të emocionuar”, Dua Lipa flet me ngazëllim për shtatzëninë e kunatës Gigi Hadid

“Jemi shumë të emocionuar”, Dua Lipa flet me ngazëllim për shtatzëninë e kunatës Gigi Hadid

Dua Lipa ka zbuluar ngazëllimin e saj përpara se të bëhet “teze” për fëmijën e Gigi Hadid dhe Zayn Malik.

Këngëtarja 24 vjeçare, e cila është në lidhje me vëllain e Gigit, Anwar Hadid, 20 vjeç, u prononcua për lajmin e lumtur pasi modelja konfirmoi se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë, shkruan DailyMail.

Ndërsa ishte e ftuar në një intervistë për “New Zealand Radio”, Dua u pyet nga gazetari i cili i tha: “Teknikisht, do të jesh teze?”.


Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“Po”, konfirmoi ylli. “Është një lajm shumë emocionues. Jemi shumë, shumë të emocionuar”, tha ajo.

Interpretuesja e hitit “New Rules” pranoi që ajo e dinte për shtatzëninë ‘pak’ para se ajo të konfirmohej të mërkurën.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Gigi Hadid, 25 vjeçare, konfirmoi se po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, këngëtarin Zayn Malik, 27 vjeçar, gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

“Faleminderit shumë”, i tha Gigi pasi Jimmy e uroi për shtatzëninë.

Gigi, për të cilën mendohet se do të sjellë në jetë vajzë, ishte mirënjohëse që ishte në gjendje të përjetonte plotësisht shtatzëninë, tani që është detyruar të qëndrojë brenda për shkak të karantinës. /Telegrafi/

Gigi Hadid dhe Zayn Malik (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori