LAJMI I FUNDIT:

Jemen: Qeveria pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes

Jemen: Qeveria pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes

Delegacioni i qeverisë së Jemenit pezulloi sërish pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Kuvajt, duke akuzuar rebelët shiitë Houthis për mosrespektimin e angazhimeve.

Kreu i delegacionit Abdel Malak al-Mekhlafi, ministri i Punëve të Jashtme sqaroi se rebelët kishin minuar parimet e bisedimeve, një muaj pas fillimit të diskutimeve, duke iu rikthyer pranimit të çështjeve themelore që u ranë dakort nën drejtimin e ndërmjetësuesit të OKB-së, Ismaïl Ould Ahmed Cheikh.


“I kërkova emisarit të OKB-së të bisedojë me rebelët për të mos humbur më tepër kohë, duke i orientuar drejt shqyrtimit të çështjeve kryesore përpara rinisjes së bisedimeve”, shtoi ai në platformën Twitter.

Sipas burimeve të afërta me negociatorët, bisedimet e parashikuara për sot u anuluan pas njoftimit të tërheqjes së delegacionit qeveritar.