Jelena Gjokoviq është drejtoreshë e Fondacionit Novak Djokovic – institucion arsimor dhe organizatë mësimore, misioni i të cilit është të ndryshojë botën duke investuar në fëmijë, edukatorë, prindër dhe të rinj përmes edukimit.
Këtë vit Jelena do të jetë pjesë e Webit dhe për më teper ajo është shprehur: “Po pres që të takoj dhe të mësoj nga njerëz të mrekullueshëm që do të jenë në konferencë. Gjithmonë kam ardhur si studente dhe jam shumë e ngazëllyer për të mësuar nga të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që do të takoj.
Unë ndiej mirënjohje për shumë gra të forta që luftuan për të drejtat tona pa frikë. Pabarazia që po përjetoj ose kam përjetuar nuk është asgjë në krahasim me atë që nëna ime ose nëna e saj kanë përjetuar.
Unë kam pasur shumë fat, sepse jam mësuar nga prindërit e mi për të qenë të fortë, të sigurt dhe të guximshëm në kohë të vështira dhe të besojmë në veten, pavarësisht nga pengesat. Kjo është arsyeja pse unë jam aq e fokusuar tek fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë punën që bëj.
Ne po shohim çdo ditë lëvizjet e grave, duke përfshirë çmimet Golden Globes, nga gra të pandalshme e frymëzuese, veçanërisht nga Oprah Winfrey.
Më pëlqen si kohët e fundit kemi tentuar ta ndryshojmë kuptimin e fjalës ambicioze në kontekstin e grave. Unë me të vërtetë besoj se duhet të jemi krenare ta quajmë veten ambicioze dhe të motivuar për t’u shquar në fusha të ndryshme të jetës, jo vetëm në shtëpi. Për fat të mirë shumë gra kanë guxuar të dalin nga kufijtë që u janë imponuar atyre për shkak të gjinisë.”
Jelena është gjithashtu themeluese e Original Magazine e cila u prezantua me audiencën e përgjithshme me sukses të madh dhe njihet si fillimi ku ushqehen pozitiviteti, dhembshuria, kreativiteti dhe kurioziteti. Revista ndan tregimet e jetës, sakrificat dhe mësimet.
“Ne në thelb zgjodhëm diçka që nuk është e zakonshme për një revistë. Ne punojmë me pasion, dashuri, mirënjohje, gëzim, kuriozitet, guxim. Kjo është ajo që ne bëjmë, ne inkurajojmë lexuesit tanë që të jenë të vërtetë për veten e tyre. Të jenë origjinale dhe jo një kopje e situatës aktuale në shoqëri.”
Jelena është një besimtare e fuqishme në konceptin e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe forcën që qëndron në fuqizimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve për të qenë proaktiv, i shkathët dhe pozitiv për veten e tyre. Ky besim ushqen pasionin e saj dhe e motivon atë që gjithmonë të përpiqet të bëjë më shumë.
Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve është rruga e saj e jetës tani dhe Jelena po e përqafon këtë jo vetëm nëpërmjet rolit të saj të nënës, por edhe nëpërmjet punës së saj si drejtoreshë e Fondacionit.
Kjo do të thotë që ne duhet të ndihmojmë prindërit të jenë prindër më të mirë, ne duhet të ndihmojmë mësuesit të jenë mësues më të mirë dhe ne duhet t’i japim mundësinë çdo fëmije të shkëlqejë dhe të zhvillojë aftësitë në moshë të hershme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel