LAJMI I FUNDIT:

JEHONAT

JEHONAT

Nga: Roger Waters (kënga “Echoes” e grupit Pink Floyd, nga albumi “Meddle” i vitit 1971)
Përktheu: Agron Shala

Lart i palëvizshëm, varur në ajër rri Albatrosi
e thellë nën valët që palohen, në labirintet e shpellave koralore
jehona e kohës së shkuar vjen duke çarë nëpër rërë
gjithçka është e gjelbër dhe e kaltër


Askush nuk na njoftoi me vendin
askush se di ku dhe pse
por diçka zihet, diçka përzihet
drejt dritës nis e ngrihet

Dy të panjohur rrugës kalojnë
rastësisht shikimet i kryqojnë
unë jam ti e çka shoh jam unë
a të marr ty për dore
të bëjmë një shëti fushore
dhe të më ndihmosh të kuptoj më së miri që di?

Askush s’na thotë të ecim tutje
Askush s’na detyron t’i ulim sytë
Askush s’flet e askush s’tenton
Përreth Diellit askush nuk fluturon

Kthjelltësia jote çdo ditë bie
mbi sytë e mi të zgjuar
duke më ftuar e nxitur të ngritem
e përmes dritares në mur
në krahët e rrezeve të diellit futen si rrjedhë
një milion të dërguar të ndritshëm të mëngjesit

E askush s’më këndon ninulla
askush sytë s’më bën t’i mbyll
ndaj dritaret i hap shumë
e përmes qiellit të thërras unë