Katy Perry dhe Orlando Bloom iu bashkuan miliarderit Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, Lauren Sanchez, në pushimet e tyre evropiane.

Çiftet e famshme u panë edhe me Usher teksa po udhëtonin rreth Dubrovnikut, Kroaci, të mërkurën (16 korrik).


Ata u panë duke ecur përgjatë rrugës kryesore të qytetit përpara se të hipnin në një varkë së bashku me disa të tjerë, shkruan PageSix.

Screenshot 4 47 Foto: SplashNews.com

Perry, 38 vjeçe dhe Bloom, 46-vjeçar, dukej se kishin koordinuar veshjet e tyre, këngëtarja e veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa aktori kishte një bluzë të bardhë me jelek dhe pantallona të shkurtra.

Sa i përket Bezos, ai kishte veshur një bluzë të kaltër me pantallona të bardha, ndërsa Sanchez binte në sy me një mini-fund jeshil dhe bluzë të zezë.

rerterte Foto: SplashNews.com

Ndërkohë, Usher, u pa i veshur me një këmishë shumëngjyrëshe me kopsa dhe pantallona të bardha.

Themeluesi i Amazon, 59 vjeç, dhe Sanchez, 53 vjeç, kanë lundruar nëpër Evropë që para festës së tyre luksoze të fejesës në Positano, Itali, në fillim të këtij muaji.

rwewre Foto: SplashNews.com

Të ftuarit përfshirë Bill Gates, morën pjesë në ekstravagancën që u zhvillua në mega-jahtin e Bezos, prej 500 milionë dollarësh.

Kris Jenner, Corey Gamble, Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire dhe Andrew Garfield ishin gjithashtu pjesë e festimeve.

Screenshot 3 51 Foto: SplashNews.com

U raportua se në maj Bezos i kishte propozuar të dashurës së tij prej pesë vitesh me një unazë që vlerësohet të kushtojë 2.5 milionë dollarë (2.9 milionë euro).

Propozimi "privat" thuhet se u bë në Spanjë përpara se të niseshin në jug të Francës për Festivalin e Filmit në Kanë.

Screenshot 5 40 Foto: SplashNews.com

Bezos ishte i martuar më parë me MacKenzie Scott për 26 vjet. Ata kanë katër fëmijë.

Sa i përket Sanchezit, ajo ka një djalë dhe një vajzë me ish-bashkëshortin Patrick Whitesell. Ajo gjithashtu ka një djalë me lojtarin e NFL, Tony Gonzalez. /Telegrafi/

Screenshot 6 36 Foto: SplashNews.com