LAJMI I FUNDIT:

Javën tjetër mbahet konferenca e DISICON për integritetin e informacionit “Kuptimi dhe adresimi i dezinformimit në baza gjinore”

Javën tjetër mbahet konferenca e DISICON për integritetin e informacionit “Kuptimi dhe adresimi i dezinformimit në baza gjinore”
Në fillim të javës që vjen mbahet Konferenca për Integritetin e Informacionit, DISICON, me temen “Kuptimi dhe adresimi i dezinformimit në baza gjinore”, organizuar nga NDI në Kosovë.

Edicioni i gjashtë i DISICON do të fokusohet në dezinformimin me bazë gjinore dhe dhunën online ndaj grave dhe pasojat që kanë këto fenomene në përfaqësimin e tyre në proceset demokratike.

Kjo konferencë do të bëjë bashkë ekspertë, hulumtues, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave për të diskutuar sfidat me të cilat përballen gratë dhe grupet e margjinalizuara në media dhe hapësirat online si dhe për të eksploruar mënyrat për të siguruar një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë.


Konferenca DISICON shërben si platformë për të adresuar bashkërisht çështjet kritike të dezinformimit në baza gjinore dhe dhunës online, me fokus të veçantë në dhunën ndaj grave në politikë.

Fjalim do të mbajnë ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente, NDI Kosovë, ambasadori Jeffrey M. Hovenier, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e  Nuno Queirós, Përfaqësues Rezident, UNDP në Kosovë si dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës.

Ndryshe në do të ketë diskutime në temat si “Gjinia, politika, dhe dezinformimi”, “Për një mjedis medial të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë”, “Mundësitë dhe sfidat e kompanive teknologjike”, “Ndërtimi i aleancave në luftën kundër dezinformimit në baza gjinore”, etj.

Për t’u regjistruar klikoni këtu. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori