LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme diskutohet për hartimin e Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje

Javën e ardhshme diskutohet për hartimin e Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Kryetarja e komisionit Duda Balje tha se javën e ardhshme do të organizojnë një tryezë për gjitha palët që janë të interesuar për të dhënë rekomandimet për këtë projektligj.


“Kam një propozim që javën e ardhshme me bërë një tryezë të rrumbullakët me krejt palët që janë të interesuara dhe ne kemi pranuar si ndihmues për këtë ligj”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci tha se ky projektligj duhet ta ketë Konventën e Stambollit si referencë.

“Natyrisht, duhet ta kemi Konventën e Stambollit si referencë, përveç ligjeve tjera që ndërlidhen me projektligjin Mbrojtje nga Dhuna në Familje”, tha ajo.

Anëtarja e komisionit nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se projektligji ka mangësi dhe se shumë gjëra duhet të përfshihen në të.
“Kam lexuar projektligjin me shumë vëmendje dhe mendoj që ka mangësi dhe duhet shumë gjëra të shtohen në të”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori