Java e fundit e fushatës parazgjedhore në Maqedoni


Java e fundit e fushatës parazgjedhore që partitë dhe koalicionet të prezantojnë programin e tyre politik për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koalicioni ''Për një Maqedoni më të mirë'' i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, do të mbajë takime me qytetarët në komunat Qendër dhe Kisella Vodë të Bashkisë së Shkupit.
Koalicioni ''Për jetë në Maqedoni'' i udhëhequr nga LSDM-ja, do të mbajë takime me qytetarët në Dibër, Strugë dhe Ohër.
''Aleanca Shqiptare'' do të mbajë tubim në qytetin e Kumanovës.
Lëvizja BESA do të mbajë tubim parazgjedhor në Kërçovë.
Koalicioni ''OBRM për Maqedoninë'' do të mbajë takime me qytetarët në Probishtip dhe Koçan.
E Majta do të ketë takime me qytetarët e Prilepit, ndërkaq BDI-ja do të jetë në komunën e Sarajit.
Për sot është paralajmëruar nënshkrimi i një dokumenti për mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit jetësor nga ana e partive politike të NJZ6. Nënshkrimi do të bëhet në zyrat e OJQ Eco Guerrilla në Tetovë./Telegrafi/



































