LAJMI I FUNDIT:

Java e 18-të e shtatzënisë: Keni hyrë në muajin e pestë, bebja tani mund të dëgjojë zërin tuaj, flisni me të dhe këndoni asaj!

Java e 18-të e shtatzënisë: Keni hyrë në muajin e pestë, bebja tani mund të dëgjojë zërin tuaj, flisni me të dhe këndoni asaj!

Ka ardhur java e tetëmbëdhjetë e shtatzënisë dhe muaji i pestë, tani bebja juaj mund të dëgjojë tinguj nga bota e jashtme!

Java e tetëmbëdhjetë të shtatzënisë ka arritur, dhe ju po hyni në muajin e 5-të të shtatzënisë dhe ja çfarë mund të prisni gjatë kësaj periudhe.


Çfarë është duke ndodhur me beben?

Bebja tani mund të dëgjojë tinguj nga bota e jashtme! Në këtë periudhë përfundon kockëzimi i kockave të vogla të veshit të brendshëm, si dhe pjesës së trurit që merr dhe përpunon sinjalet zanore. Lexoni, flisni ose këndoni këngë të lumtura për të.

Venat mund të shihen përmes lëkurës transparente të bebes dhe veshët tanimë janë formuar. Proteina mbrojtëse, mielina, fillon të formohet rreth nervave për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit të nevojshëm për koordinimin e lëvizjeve. Ky proces do të vazhdojë edhe pas lindjes, deri në vitin e parë të bebes.

Sistemi i saj imunitar fillon të funksionojë – tani fillojnë të krijohen antitrupa, transmeton Telegrafi.

Bebja juaj është shumë aktive, duke lëvizur krahët dhe këmbët, duke u përdredhur, rrokullisur dhe tundur – për t’ju treguar se sa është rritur. Do të vini re lëvizjet e saj gjithnjë e më shumë.

Nga koka deri te të pasmet, bebja tani është rreth 14 cm e gjatë (afërsisht sa një dardhë më e madhe), dhe peshon pothuajse 200 gramë.

18 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me nënën?

Deri tani me siguri keni shtuar rreth 4 kilogramë. Gjatë shtatzënisë, femrat në përgjithësi shtojnë peshë nga 12 deri në 15 kilogramë, veçanërisht në muajt e fundit. Rritja e oreksit është një fenomen shumë i zakonshëm gjatë kësaj periudhe. Mundohuni të hani vakte dhe ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe jo kalori boshe.

Sistemi juaj kardiovaskular tani po pëson ndryshime të rëndësishme dhe gjatë këtij tremujori presioni i gjakut është pak më i ulët se zakonisht. Mos u ngrini shumë shpejt nga një pozicion i shtrirë ose ulur sepse mund të ndiheni të trullosur.

Që tani e deri në fund të shtatzënisë, është mirë që të shtriheni në krah. (Kur shtriheni në shpinë, mitra shtyp venën kryesore, gjë që çon në uljen e rrjedhjes së gjakut në zemër). Vendosni një jastëk pas jush ose nën ijët tuaja për t’i bërë ato më të rehatshme.

Java e 17-të e shtatzënisë: Ju jeni plot forcë dhe energji dhe bebja juaj po bëhet më e fortë dhe më e shkathët
Lexo po ashtu Java e 17-të e shtatzënisë: Ju jeni plot forcë dhe energji dhe bebja juaj po bëhet më e fortë dhe më e shkathët

Çfarë duhet të bëni?

Vizitoni dentistin. Ruajtja e rregullt e higjienës orale dhe dentare dhe marrja e fluorit janë parandalimi më i mirë kundër inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe sëmundjeve të dhëmbëve, të cilat janë relativisht të zakonshme gjatë shtatzënisë. Mos harroni të informoni dentistin tuaj se jeni shtatzënë – përdorimi i pajisjeve dentare që lëshojnë rreze X nuk rekomandohet.

Rehati edhe në punë. Nëse puna juaj përfshin qëndrim të gjatë dhe rraskapitës, gjeni një karrige të lartë në të cilën mund të mbështeteni të paktën për një moment. Nëse uleni gjatë orarit të punës, një karrige e ulët mbi të cilën do të ngrini këmbët do të ulë presionin në këmbë. Përdorni çdo mundësi për të bërë një shëtitje të shkurtër dhe në këtë mënyrë përmirësoni qarkullimin. Harrojini takat e larta tani!

Mësoni për përgatitjen psikofizike. Për t’u përgatitur për lindjen dhe për ta bërë më të lehtë ardhjen e foshnjës në botë, pyesni mjekun tuaj kur mund të shkoni në vizitë. Sigurohuni që të pyesni mjekun tuaj nëse mund të bëni edhe ushtrime. /Telegrafi/