LAJMI I FUNDIT:

Jasir Asani shënon gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit

Jasir Asani shënon gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka shënuar një perlë me ekipin e tij Gwangju FC.   

Ai ka qenë protagonist absolut në ndeshjen mes Incheon dhe Gwangju FC, e mbyllur në barazim 2-2.

Deri në minutën e 79-të, vendësit po udhëhiqnin 2-0 kur Jasani gjuan nga goditja e lirë.


Ai e dërgon topin në trekëndësh duke i shtangur të gjithë.

Në kohën shtesë (90+23’), Gwangju gjeti golin e barazimit, me autor Lee Kun-Hee.

28-vjeçari ka arritur në kuotën e 6 golave në 25 ndeshje. /Telegrafi/