LAJMI I FUNDIT:

Jashtëqitja e bebes zbulon a do të jetë e mençur kur të rritet

Jashtëqitja e bebes zbulon a do të jetë e mençur kur të rritet

Nëna dhe babai gjithmonë mendojnë që bebja e tyre është më e mençura dhe që do të jetë gjeni, pa marrë parasysh se a janë në gjendje që të bisedojnë apo të zhvillojnë shkathtësitë motorike.

Më të këqij se prindërit, kur është fjala për mundësitë objektive të trashëgimtarëve, mund të jenë vetëm gjyshet dhe gjyshat. Lajm i mirë për të gjithë është që ekziston mënyra e zbulimit të IQ-së të fëmijës në bazë të dukjes së jashtëqitjes në pelena.


Se ekziston lidhja interesante midis materies fekale të bebes dhe koeficientit të saj të inteligjencës ka zbuluar profesoresha e fiziatrisë e Universitetit të Karolinës Veriore Rebecca Knickmeyer.

Gjatë hulumtimit janë marrë mostrat e jashtëqitjeve të 89 njëvjeçarëve, të cilat pastaj janë ndarë në tri kategori të ndryshme.

Këto kategori janë bazuar në përbërjen bakteriale të mostrave. Një vit pas grumbullimit dhe testimit, janë analizuar edhe nivelet kognitive të çdo fëmije.

Fëmijët me dallueshmëri më të madhe të mikrobeve në jashtëqitje kanë treguar që kanë shkathtësi më të ulëta kognitive.

– Lidhja midis baktereve të zorrëve dhe aftësive kognitive janë gjetur edhe te brejtësit, mirëpo kjo është hera e parë që janë zbuluar diagnoza të ngjashme te njerëzit – ka thënë Knickmeyer.

Mirëpo, është ende herët që prindërit të fillojnë që të angazhohen drejt përdorimit të probiotikëve për trashëgimtarët e tyre.

– Ky është vetëm fillimi. Nuk jemi në gjendje që mund të themi: Pra, t’i japim çdo fëmije probiotik të caktuar – ka thënë bashkautorja e studimit A. Karlsson. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori