LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Serbia do t’ua paguajë borxhin pensionistëve kosovarë (Video)

Jashari: Serbia do t’ua paguajë borxhin pensionistëve kosovarë (Video)

Borxhi i shtetit të Serbisë prej mbi një miliard euro, ndaj 60 mijë pensionistëve të shtetit të Kosovës, të cilëve që nga paslufta iu kishte refuzuar pensioni, në një kohë shumë të shpejtë do të mund t’iu kthehet. Kjo mund të vijë pasi që Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari pati kërkuar nga Komuniteti i Ministrave që e drejta që iu takon pensionistëve për të marrë pensionin të realizohet.

Jashari në një intervistë për KosovaPress është shprehur optimist që pensionet e Fondit Pensional do t’iu kthehen pensionisteve të Kosovës.


E gjithë bindja e tij bazohet në përgjigjen e fundit që ka marrë nga Komuniteti i Ministrave, si dhe besimit ndaj aktgjykimit që ka nxjerrë Gjykata Evropiane e Strasburgut.

Jashari madje tha se nuk ka ndonjë arsyeje që Komuniteti i Ministrave të vonojë qëndrimin e tij rreth ekzekutimit të rastit Guriq, i cili është duke u trajtuar.

“Ne i besojmë tash përgjigjes së fundit që kemi marrë nga Komuniteti i Ministrave, i besojmë aktgjykimit që ka nxjerrë Gjykata Evropiane e Strasburgut, i besojmë praktikës së deri tanishme të Komunitetit të Ministrave sepse nuk ka asnjë rast pothuajse nga Gjykata Evropiane e Strasburgut e cila nuk janë ekzekutuar. Përfundimisht ka pasur raste kur kanë mundur me u zvarrit, mirëpo, definitivisht ato janë ekzekutuar dhe ne po besojmë që me këtë rastin e fundit që pritet tash së voni të vendoset në Strasburg, bashkërisht të trajtohet me rastin Guriq dhe që të filloj kompensimi dhe nuk ka më ndonjë arsyeje që Komunitetit i Ministrave me vonu qëndrimin e vetë rreth ekzekutimit të këtij rasti”, ka theksuar Jashari.

Por se a dihet koha e saktë apo përafrimi i kohës se kur pensionistët do të gëzojnë të drejtën e tyre, ai tha se shkresa nuk përmban afat sepse varet prej Gjykatës.

Aktgjykimi i Gjykatës Evropiane në Strasburg, lidhur me çështje e Fondit Pensional të Serbisë dhe pagesat e këtij fondi ndaj qytetarëve të Kosovës, hyri në fuqi në vitin 2013, ku nga ky vit shteti i Serbisë ka tentuar që të bëjë presion mbi Komunitetin e Ministrave.

Jashari tha se në vitin 2015-të, Komunitetit të Ministrave i kishte dërguar një opinion përmes të cilit kishte shprehur shqetësimin lidhur me shpjegimet që ka dhënë gjatë gjithë kohës Serbia, të cilin e kishte pranuar Komuniteti i Ministrave.

Jashari më pas tregoi që Komuniteti i Ministrave është duke e trajtuar një rast ku pritet që përfundimisht të nxirret aktgjykimi nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, rast ky nga Kosova.Kthimi i Fondit Pensional pritet ta gëzojnë të gjithë ata që kanë gëzuar këtë të drejtë paraluftës, e drejtë e cila iu ndërpre pasluftës si pasojë e një qëndrimi të një anshëm të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori