LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Një popull që kujton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt

Jashari: Një popull që kujton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues nga partitë politike dhe shoqatat e dala nga lufta bënë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, kreu i Skenderajt tha se një popull që kujton dhe nderon të kaluarën e sakrificën e popullit të tij, ai popull e ka të ardhmen e sigurtë.


“Një popull që kujton, nderon të kaluarën, sakrificën e popullit të vet, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurtë. Kështu që ne sot bëmë homazhe dhe nderime pranë dëshmorëve. E kemi për obligim dhe detyrë të punojmë, të jemi të kujdesshëm, të duam njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, ta ndërtojmë dhe të zhvillojmë këtë vend për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Jashari.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se 5, 6 dhe Marsi janë datat që shënojnë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Ai tha se këtu janë edhe për t’u zotuar se do të bëjnë punë të mira si udhëheqës të dy komunave.

“5, 6 dhe 7 Marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë, në sot nuk po bëjmë vetëm homazhe dhe përkulje para varreve të komandantit legjendar dhe familjarëve të Adem Jasharit por po vijmë edhe për tu zotuar se ne do të bëjmë punë të mira në komunat tona”, deklaroi Lladrovci.

Gjatë tërë ditës së sotme në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz do të bëjnë homazhe krerë institucionesh dhe politikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori