LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Lufta e UÇK-së e shenjtë, gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar

Jashari: Lufta e UÇK-së e shenjtë, gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar

Edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të tejkalohet pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

Jashari ka theksuar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli: Lushtaku dhe Mustafa, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së
Lexo po ashtu Veseli: Lushtaku dhe Mustafa, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së

“Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë. Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar. Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë!”, ka shkruar Jashari.

Rexhep Selimi: Çka keni për të thënë ju 82 deputetë që votuat Gjykatën Speciale në vitin 2015
Lexo po ashtu Rexhep Selimi: Çka keni për të thënë ju 82 deputetë që votuat Gjykatën Speciale në vitin 2015

Ish-komandanti Mustafa do të intervistohet nesër, më 14 janar nga Prokuroria Speciale në Hagë, kurse më datën 16 janar do të intervistohet bashkëluftëtari i tij, ish-komandanti Sami Lushtaku.

Gjykata Speciale në Hagë do të veprojë me ligje të Kosovës dhe po heton për krimet që supozohen të kenë ndodhur ndaj civilëve në Kosovë gjatë periudhës 1998-2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori