LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Ekonomia është duke rënë tmerrësisht keq, e ligjet nuk po votohen për inate personale

Jashari: Ekonomia është duke rënë tmerrësisht keq, e ligjet nuk po votohen për inate personale
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë intervistës në “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova

Mos votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës po bëhet për inate personale sipas kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

Në intervistën e tij në emisionin “Përballje”, Jashari ka thënë se gjithçka po bëhet me inat dhe se ekonomia në komunën ku ai është kryetar është duke rënë tmerrësisht shumë, ndërsa megjithëse po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar bizneset, ata kanë nevojë për intervenimin e nivelit qendror.


“Kjo është ajo që thashë për inate personale. Nëse e di mirë, saktë që ti e ke bo një ligj të mirë, ide briliante dhe i mirë për vendin, unë nuk ta votoj për inati se ti po bëhesh i madh e unë po mbetem i vogël. Këto që i kemi si ves. Për momentin në Skenderaj është situata e menaxhueshme, por ekonomia është duke rënë tmerrësisht keq. Ne jemi për çdo ditë aty, unë aty jetoj, jam aty nuk kam ku me shku”, tha Jashari.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë intervistës në “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova

Ai theksoi se sa i përket masave të reja anti-COVID, ka qenë kundër mbylljes totale.

“Problemi është që ne e kemi diskutuar edhe me kryeministrin dhe Ministrin e Shëndetësisë, e kam shpreh shqetësimin tim që jam kundër mbylljes totale. Edhe ashtu jemi lënë shumë poshtë ekonomikisht, jemi kanë keq, edhe me pandeminë hala ma keq, nuk e di. Si nivel lokal jemi duke u munduar maksimumin, por tash sa mundemi me bo na në nivel lokal kur nuk kemi mbështetje nga niveli qendror, ku këta për inate personale nuk e votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, u shpreh Jashari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori