Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, përmes një reagimi publik të mërkurën, ka thënë se punëtorët e arsimit nuk kanë protestuar më 1 maj në mënyrë që ta kursejnë kryeministrin Albin Kurti.
Kjo pasi ky i fundit më 2 maj është takuar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
E Jasharaj ka deklaruar se në rast se do të protestonin siç ndodh në Evropë e Botë, atëherë “Kurti do të deklaronte në medie dhe ushtria e tij bashkë me do faqezezë analistë do të drejtonin sulme ndaj atyre që mbajtën gjallë arsimin në vitet e 90-ta”.
“Nuk penguam Kurtin në Bruksel , por shikoni se çfarë na solli nga atje”, ka thënë kryesindikalisti, duke iu referuar Deklaratës për Personat e Zhdukur, të nënshkruar mes Kurtit dhe Vuçiqit.
“Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte Kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkret të udhëheqësve sindikal e në veçanti ‘babën e grevave’. ‘Kur unë shkova të përballesha me Serbinë, më thanë se shiko se në shtetin tënd ka grevë’, kishte thënë Kurti duke përcjellë mesazhin të mbështetësit e tij e sidomos të ushtria e tij në facebook se greva e paralajmëruar e BSPK-së i paskan ulur forcën goditëse Kurtit.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City