LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj sqaron ofertën e re drejtuar Qeverisë për ndaljen e grevës

Jasharaj sqaron ofertën e re drejtuar Qeverisë për ndaljen e grevës

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka komentuar letrën që i është drejtuar Avokatit të Popullit nga ana e sindikatës me kërkesat e reja për fillimin e mësimit.

Jasharaj për Kanal 10 ka ka thënë se ai nuk tërhiqet sepse ai nuk vendos vet për grevën.


“Nuk është tërhequr as BSPK-ja e as anëtarësia”.

I pari i SBASHK-ut tha se Avokati i Popullit është ngutur kur ka deklaruar se sot do të ketë marrëveshje.

“Unë them se jo që nuk ka marrëveshje, por as telefonatë nuk kemi pasur e as ftesë zyrtare”.

Jasharaj thotë se meqë Qeveria ka thënë se ligji nuk lejon ndryshime në lidhje me rritjen prej më shumë se 50 euro, ata kanë ofruar kompromis përmes një letre kthyese dërguar Avokatit të Popullit që është ndërmjetësues.

“Ne kemi kërkuar që 50 eurove të pakos së ofruar nga Kurti, t’i shtohet edhe përqindja e ngritjes ekonomike për këtë vit dhe përqindja e inflacionit. Pra ka mundësi ligjore dhe nuk jemi tërhequr nga asnjë kërkesë pasi tërheqjen do të bënte anëtarësia. Nuk është e pëlqyer të thuhet se është tërhequr Jasharaj. Tërheqjen eventuale do ta bënte anëtarësia gjegjësisht SBASHK-u”.

Jasharaj ka thënë se situate nuk ka ndryshuar pasi nuk ka tërheqje dhe as marrëveshje.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori