LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Jemi në diskutime për veprimet e ardhshme pas pezullimit të Ligjit për Paga

Jasharaj: Jemi në diskutime për veprimet e ardhshme pas pezullimit të Ligjit për Paga

Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga.

Menjëherë pas kësaj, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, ditën e premte kishte mbajtur grevë dy orëshe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, për të kundërshtuar vendimin për pezullimin e Ligjit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për Telegrafin ka thënë se Këshilli Drejtues i sindikatës, së bashku me kryetarët e niveleve lokale janë duke biseduar për situatën.

Jasharaj ka shtuar se po presin rezultatet e dala nga këto bisedime, në mënyrë që të merren veprimet e duhura.

“Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, së bashku me kryetarët të niveleve komunale dhe të universitetit kanë vendosur që këtyre ditëve të bashkëbisedojnë për situatën aktuale. Edhe nëse do të ndodhin veprime sindikale, ne ato nuk do t’i orientojmë ndaj Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo është kupola e drejtësisë dhe nuk ka askush të drejt të merr veprime kundër saj. Pasi që ata më sinjalizojnë se e kanë kryer punën në terren, unë do ta thërras Këshillin Drejtues dhe do të debatojmë bashkë, do ta përcjellim zërin e punëtorit dhe do të marrim vendim, por që unë nuk mund t’ia qëlloj se cili do të jetë”, tha për Telegrafin, Jasharaj.

Pezullimi i Ligjit për Paga ngjall reagime politike dhe veprime sindikale
Lexo po ashtu Pezullimi i Ligjit për Paga ngjall reagime politike dhe veprime sindikale

Ai thotë gjenden në një situatë veçantë dhe se janë duke pritur formimin e qeverisë në ardhje.

“Jemi në një situatë të veçantë, jo të lehtë, ngase Kosova përballet me realitetin se një qeveri është në shkuarje e një tjetër që ende nuk po vjen dhe çdo veprim sindikal e shtron pyetjen se, ndaj kujt të bëhet reagimi. Po urojmë që së shpejti t’i kemi Qeverinë e Kosovës. Ne së bashku me sindikatat tjera, do të provojmë që këtë shqetësimin tonë ta ngremë në institucionet që janë të formuara nga vota e popullit, ku fillimisht do të shohim se cila është gatishmëria e tyre dhe varësisht nga qasja ndaj sindikatave do të jenë edhe veprimet”, thotë ai.

Me nisjen e veprimeve sindikale, nga politika kanë ardhur një varg reagimesh.

Haradinaj: Kushtetuesja ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për Ligjin për Pagat
Lexo po ashtu Haradinaj: Kushtetuesja ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për Ligjin për Pagat

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj lidhur me pezullimin e Ligjit për Paga, ka thënë se është në përputhje me Kushtetutën.

Mirëpo, ngjashëm për Ligjin nuk mendon lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke thënë se duhet një Projektligj i ri që e ndryshon dhe e plotëson aktualin, në mënyrë që pabarazitë të eliminohen.

Kurti: Kemi nevojë për Projektligj të ri të pagave që ndryshon dhe plotëson aktualin
Lexo po ashtu Kurti: Kemi nevojë për Projektligj të ri të pagave që ndryshon dhe plotëson aktualin

Kurti thotë se i vjen keq që ndodhen në këtë situatë, pasi Ligji i ri i Pagave pat lënë shumë njerëz të pakënaqur, ndërsa edhe ata që u patën gëzuar tash janë të pakënaqur.

Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës - amendamentet dhe ligjet e miratuara
Lexo po ashtu Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës - amendamentet dhe ligjet e miratuara

Ligji pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori