LAJMI I FUNDIT:

Japonia i jep lamtumirën ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra në korrik

Japonia i jep lamtumirën ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra në korrik

Japonia po i jep lamtumirën ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra gjatë një fushate në korrik.

Rreth 4,000 pjesëmarrës – duke përfshirë zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe kryeministrin indian Narendra Modi – po marrin pjesë në ceremoninë e së martës për Abe, i cili ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, përcjell Telegrafi.

Ngjarja filloi në orën 14:00 me orën lokale me Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë që gjuajtën 19 të shtëna për nder të politikanit me ndikim, ndërsa gruaja e tij, Akie Abe, e çoi hirin e tij në sallën Nippon Budokan të Tokios.

Në një park aty pranë, mijëra japonezë janë mbledhur që nga mëngjesi për të ofruar homazhe me lule për Abe.

Por funerali shtetëror ka nxitur gjithashtu protesta në qendër të Tokios, me demonstruesit që kritikojnë edhe shpenzimet prej 11.5 milionë dollarësh për ngjarjen.

Siguria është rritur në Tokio, me shkollat në afërsi të vendit të funeralit të mbyllura dhe rreth 20,000 policë të mobilizuar për të garantuar sigurinë për ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori