LAJMI I FUNDIT:

Japonia e ndihmon Kosovën me mbi 700 mijë dollarë në luftën kundër COVID-19

Japonia e ndihmon Kosovën me mbi 700 mijë dollarë në luftën kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë, Mitsunori Ogasawara, ku pranoi edhe një donacion prej 718.200 dollarë për popullin e Kosovës që ka ndarë Japonia përmes UNICEF-it.

Ogasawara tha se Japonia e sheh krizën COVID-19 si një krizë të sigurisë njerëzore dhe për këtë qëllim dëshiron ta ndihmojë Kosovën në përballimin e saj.

“Për këtë qëllim, Japonia ka ndarë 718.200 dollarë për popullin e Kosovës përmes UNICEF-it”, tha Ogasawara.

Ai bëri të ditur se Japonia siguron produkte mjekësore, sanitare dhe higjienike si dhe mundësi për arsimim të vazhdueshëm për fëmijët.

“Është e rëndësishme që kontributi ynë të lehtësojë një shoqëri gjithëpërfshirëse bazuar në idenë e sigurisë njerëzore dhe që askush të mos mbetet prapa”, tha ai.

Vitia e ka njoftuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 ku kontributi ndërkombëtar, krahas organizimit të institucioneve të Kosovës, profesionistëve shëndetësor dhe qytetarëve, ka ndikuar që suksesi në menaxhimin e pandemisë në Kosovë të jetë i prekshëm.

Në këtë takim nga Ogasawara u bë e ditur se aktualisht Japonia po bën çdo përpjekje për të zhvilluar ilaçe kundër Covid-19 dhe ka vendosur të zgjerojë hulumtimet klinike mbi disa lloje të tyre përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, me të cilat terapi do të ndihmohet edhe Kosovën në rast se do të ketë një valë të re eventuale të Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori