LAJMI I FUNDIT:

Japonia dhuroi mbi 57 mijë euro për rinovimin e një shkolle në Komunën e Studeniçanit

Japonia dhuroi mbi 57 mijë euro për rinovimin e një shkolle në Komunën e Studeniçanit

Ambasadori i Japonisë, Hironori Savada, mori pjesë në ceremoninë e kompletimit të projektit GGP në Komunën e Studeniçanit, në kuadër të Programit japonez për grante të vogla për nevoja themelore dhe siguri njerëzore. Nikoqir në ceremoni ishte kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiki dhe drejtori i shkollës fillore “Alija Avdoviq” Kenan Imeri, njoftoi Ambasada Japoneze.

Projekti për përmirësimin e mjedisit shkollor në shkollën fillore “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë në Komunën e Studeniçanit, shtojnë, mundësoi që shkolla të rinovohet në tërësi me dyer dhe dritare të reja, me vlerë të përgjithshme prej 57.633 euro. Ky është donacioni i parë përmes Programit japonez GGP për Komunën e Studeniçanit.


“Gjatë vizitës, ambasadori Savada kishte takim të shkurtë me kryetarin Sadiki. Gjatë takimit ata biseduan që ta përforcojnë bashkëpunimin ndërmjet Ambasadës së Japonisë dhe Komunës së Studeniçanit. Ambasadori Savada e vizitoi shkollën ‘Alia Avdoviq’ në fshatin Batincë, ku ishte pritur nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve të cilët shprehën falënderim për donacionin nga Japonia”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Savada shprehu falënderim në emër të popullit japonez për mbështetjen dhe miqësinë e qytetarëve të Studeniçanit.

“Përmes projekteve nga programi për grante të vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe furnizimin e pajisjeve për më shumë se 70 shkolla dhe kopshte të fëmijëve, 57 institucione shëndetësore dhe siguroi 31 vetura të specializuara për menaxhimin me mbeturinat dhe shërbime komunale për 49 komuna”, bëjnë të ditur nga Ambasada Japoneze në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori