LAJMI I FUNDIT:

Japonia dhe Singapori kanë ende pasaportat më të fuqishme në botë, ndërsa Rusia bie në vendin e 49-të dhe Ukraina arrin një rekord të lartë

Japonia dhe Singapori kanë ende pasaportat më të fuqishme në botë, ndërsa Rusia bie në vendin e 49-të dhe Ukraina arrin një rekord të lartë

Japonia dhe Singapori vazhdojnë të mbajnë pasaportat më të fuqishme në botë, ka zbuluar një renditje e re globale, pasi qytetarët e tyre mund të vizitojnë 192 vende pa viza.

Renditja zbulon gjithashtu se Ukraina ka një rezultat pa viza/viza-në-mbërritje prej 143, një ‘rekord i lartë’ për vendin, dhe tani renditet në vendin e 34-të, duke u ngjitur me një vend që nga janari. Rusia mbetet pas në vendin e 49-të, me një rezultat prej 117, duke rënë nga vendi i 46-të, që kishte në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, pasaporta e Mbretërisë së Bashkuar është ngjitur në nga vendi i 6-të në të 5-tin me notën pa viza 187, ndërsa pasaporta amerikane është një hap prapa në vendin e 6-të me 186 pikë.

Renditja është prodhuar nga Indeksi i Pasaportave Henley, i cili bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ai analizon se në sa vende mund të hyjë një mbajtës i pasaportës pa vizë paraprake.

Të gjitha lajmet nga Pasaporta
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pasaporta

Gjermania dhe Koreja e Jugut mbeten në vendin e dytë në përgjithësi, me mbajtësit e pasaportave në gjendje të udhëtojnë në 190 destinacione pa vizë.

Vendi i tretë ndahet midis Finlandës, Italisë, Luksemburgut dhe Spanjës, me mbajtësit e pasaportave të tyre në gjendje të kanë qasje në 189 destinacione në mbarë botën pa pasur nevojë të marrin vizë paraprakisht.

Pasaporta e Kosovës mban vendin e 104-të në listë me 40 vende që mund të udhëtoj pa viza, ndërsa Afganistani mbetet në fund të renditjes me shtetasit e tij në gjendje të vizitojnë vetëm 26 destinacione pa viza.

Sipas Indeksit të Pasaportave Henley, renditja e fundit e pasaportave tregon se pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka bërë që miliona ukrainas të ikin në vendet fqinje, ka pasur një ndikim të thellë dhe ndoshta të pakthyeshëm në lirinë e lëvizjes brenda rajonit.

Si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë, BE-ja dhe SHBA-ja mbyllën hapësirat e tyre ajrore për transportuesit ajrorë rusë dhe u vendosën ndalime udhëtimi për qytetarët rusë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori