Zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka marrë pjesë në Konferencën Ministrore Ndërkombëtare me temën Bujqësia e lirë nga Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ), një shans për zhvillimin rural në Evropën Qendrore dhe Juglindore”, e cila është mbajtur në Vjenë dhe është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit dhe Menaxhimit të Ujërave të Austrisë.
Me këtë rast, zëvendësministri Vezir Januzi, duke njoftuar të pranishmit për të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe për përafrimin e ligjeve në harmoni me ligjet e BE-së, ka treguar se tashmë edhe Kosova ka filluar të hartojë ligjet bujqësore në të cilat ndalon prodhimin përmes organizmave të modifikuar gjenetikisht.
“Korniza ligjore aktuale e BE-së lejon vendet anëtare të saj të kufizojnë ose ndalojnë kultivimin e OMGJ-ve në territoret e tyre. Në këtë drejtim Kosova si vend kandidat për integrim në BE është plotësisht e angazhuar drejt përafrimit të legjislacionit të saj me Acquis Communautaire, ku edhe ne si MBPZHR po zhvillojmë politikat në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore, orientimet dhe prioritetet e Komisionit Evropian”, ka thënë zëvendësministri Januzi.
Ai ka treguar se si shtet i ri janë të përkushtuar të ndjekin kornizën ligjore të KE-së për çështjen e OMGJ-ve dhe me këtë rast ai i ka njoftuat të pranishmit në konferencë se tashmë në Projektligjin e ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural e kanë ndaluar prodhimin me këta organizma dhe aktivitetet tjera që ndërlidhen me ta.
“Bujqësia e lirë pa OMGJ krijon një numër mundësish në prodhimin bujqësor dhe zhvillimin rural dhe ne duhet të përpiqemi ti përdorim ato. Në këtë drejtim do të doja të përmendja për shembull bujqësinë organike për shkak të kërkesës së saj të vazhdueshme në tregje dhe për rolin e saj në mbrojtjen e mjedisi”, ka thënë Januzi.
Në këtë konferencë dyditore kanë marrë pjesë ministra të bujqësisë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Popeyes® vjen në Kosovë
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi