LAJMI I FUNDIT:

Januzi: Ditët fushore të rëndësishme për sektorin e bujqësisë

Januzi: Ditët fushore të rëndësishme për sektorin e bujqësisë

Organizimi i ditëve fushore, po del të jetë mjaft i dobishëm për shumë fermerë vendorë, pasi që ata po arrijnë që të marrin informata dhe këshilla nga ekspertët e pranishëm në këtë ditë. Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi në ditën e djeshme fushore, e cila është organizuar nga Programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale”, në komunën e Gjilanit.

Gjatë kësaj ditë fushore, katër kompani hungareze kanë prezantuar dhe demonstruar teknologji të reja në një nga plantacionet më të mëdha të kulturës së vishnjës në fshatin Gumnishtë të komunës së Gjilanit.


Me këtë rast zëvendësministri Vezir Januzi, ka thënë se fermerët e kësaj ane, krahas kësaj do të mbështeten në vazhdimësi nga MBPZHR-ja me grante dhe subvencione, me qëllim të përmirësimit të teknologjive të tyre prodhuese dhe përpunuese, si dhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore.

Po ashtu, ai ka falënderuar USAID-in që në vazhdimësi përkrah fermerët në gjithë territorin Kosovës me projekte te ndryshme bujqësore. /Telegrafi/