LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Do të duhet të bëhen analiza për t’i llogaritur shpenzimet e transportit publik falas

Janushev: Do të duhet të bëhen analiza për t’i llogaritur shpenzimet e transportit publik falas

Drejtori i “NTP Shkup” në emisionin “Argument” mbrëmë tha se duhet të bëhet analizë për të përcaktuar koston e përditshme që më vonë të jemi në gjendje për të llogaritur kostot e përgjithshme të kompanisë gjatë transportit falas – si masa kundër ndotjes së ajrit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Vlerësimet janë gjithmonë duke lëvizur nga një minimum në maksimum, sepse ne kemi lloje të ndryshme të biletave, duke filluar nga bileta për një udhëtim, biletave të çdo ditëshme, shtatë ditëshe, mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe të tjera. Çdo gjë do të varet sa ditë do të zgjasë, por për ta ditur sesa do të na kushtojë duhet ta bëjmë një analizë’, tha Janushev ndër të tjera. /Telegrafi/