LAJMI I FUNDIT:

Janushev: OBRM-PDUKM-ja fitoi në 47 komuna

Janushev: OBRM-PDUKM-ja fitoi në 47 komuna

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp tha se pushteti është mposhtur në zgjedhjet presidenciale.

Ai tha se OBRM-PDUKM-ja ka realizuar fitore në 47 komuna në zgjedhjet e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


““Fituam në Shkup, Manastir, Prilep, Veles, Vinicë e shumë komuna të tjera”, tha Janushev, sipas të cilit në rast se këto vota do të shndërroheshin në mandate deputeti, atëherë i bie që qeverinë e ardhshme ta formonte OBRM-PDUKM-ja ndërsa subjektet politike shqiptare BDI-së do t’i takonin 13 deputetë, po aq edhe Blerim Rekës bashkë me mbështetësit e tij Aleanca për Shqiptarët dhe BESA”, tha Janushev.

Ai shtoi se nëse rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të llogariten në mandate të deputetëve, OBRM-PDUKM-ja është partia politika e cila duhet të krijojë shumicë të re në Kuvend dhe qeveri të re.

“Analizat fillestare tregojnë se OBRM-PDUKM-ja do të fitonte 53 mandate të deputetëve, ndërkaq LSDM-ja 12 më pak, gjegjësisht 41. Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët 13 deputetë po aq edhe BDI-ja”, deklaroi Igor Janushev./Telegrafi/