LAJMI I FUNDIT:

Jankulovska thotë së është viktimë e përgjimit të paligjshëm, në fjalët përfundimtare për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Jankulovska thotë së është viktimë e përgjimit të paligjshëm, në fjalët përfundimtare për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Ndërgjegjja ime është e pastër. Unë nuk e kam kryer veprën penale për të cilën më akuzon Prokuroria Publike. Ju keni prova të mjaftueshme për të vlerësuar siç duhet dhe për ta dhënë vendimin e vetëm të mundshëm, ndërsa në rastin tim është vendimi për pafajësi, tha sot në fjalët përfundimtare për rastin “Shënjestra-Fortesa” ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska.

Fakti që PP-ja nuk më lejoi të kyçem në përndjekjen penale, sipas Jankullovskës, nuk e ndryshon realitetin që unë personalisht jam viktimë e përgjimit të paligjshëm dhe se ka mbi 23 mijë biseda të përgjuara nga numrat e mi të telefonit dhe po aq sms porosi.


Kur flasim për diçka që lidhet direkt ose indirekt me përgjimin e paligjshëm, un më së paku kam motiv për të ndihmuar dikë që lidhet me këtë akt monstruoz të shkeljes masive të të drejtave të njeriut. Unë dhe familja ime kemi vuajtur dhe akoma vuajmë pasoja të mëdha nga përgjimet e paligjshme, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Gjatë gjithë kësaj kohe, unë kam një motiv shumë të fortë për ta pastruar një herë e përgjithmonë këtë skandal dhe për t’i ndëshkuar autorët, sepse është vetëm një kënaqësi e vogël por jo e parëndësishme për viktimat. Në rastin tim, në vend të kënaqësisë, unë kam marrë një aktakuzë nga PP-ja dhe kërkesë për dënim me burg të gjatë”, tha Jankullovska.

Lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj saj nga Prokuroria Publike, se e ndihmoi Goran Grujevskin dhe Toni Jakimovskin për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, me nënshkrimin e vendimit për krijimin e komisionit, Jankullovska tha se kjo është një teori absurde, e cila nuk mbështetet nga asnjë provë.

Lidhur me pretendimin e PP-së se, besojnë se ajo i ka ndihmuar autorët e krimit, sepse ajo nuk ka pyetur, as nuk është përpjekur ta pastrojë dilemën e sektorit juridik, për të cilat arsye është e nevojshme të bëhet pas regjistrimit të rregullt një regjistrim i jashtëzakonshëm dhe Komisioni të ketë autorizime të tilla, Jankullovska tha se pikërisht sektori juridik si filtri i fundit për aktet e nënshkruara nga Ministri, në një procedurë plotësisht standarde pa theksuar ndonjë dilemë i ka dorëzuar për nënshkrim për një vendim që garanton se ai është i arsyeshëm ligjërisht dhe i kontrolluar në çdo aspekt.

“Mungesa e reagimit nuk do të thotë asgjë përveç një veprimi rutinë, siç është normale të veprohet me çdo lëndë, për të cilin avokatët më kompetentë nga MPB-ja kanë konfirmuar se është në rregull në çdo aspekt të mundshëm”, tha Jankulovska.

Ajo, në fjalën e saj përfundimtare, theksoi se provat dhe ekspertiza treguan se sistemi “Najs trak” kishte një jofunksionalitet për monitorimin dhe regjistrimin e komunikimeve telefonike dhe komunikimeve të tjera në një procedurë të përcaktuar me ligj, duke e pasur parasysh se nuk e kishte aftësinë për të monitoruar asnjë lloj komunikimi përmes internetit.

“E gjithë kjo u konfirmua edhe nga ekspertët Kire Jakimovski, Mirosllav Kostovski dhe Orçe Simov. Jakimovski i shpjegoi mangësitë e sistemit në aspektin e vjetërsimit dhe në aspektin e funksionimit që ai nuk mund të përgjonte asnjë komunikacion përmes internetit. Në vërejtjet përfundimtare konkludon se sistemi “Najs trak” nuk funksionon, siç është ofruar në kontratë, por me mangësi. Kostovski vuri në dukje se sistemi nuk ishte azhurnuar aspak dhe kishte mangësi të mëdha në vitin 2014 dhe 2015, sepse të gjitha komunikimet kalojnë përmes internetit, ndërsa ai aspak nuk kishte mundësi të përgjojë një komunikim të tillë. Simov sqaroi se përbërësit kryesorë të sistemit kishin skadim të periudhës së shërbimit në vitin 2014, ndërsa disa në vitin 2015, dhe se nëse një nga përbërësit ka jetëgjatësi të përfunduar, përfundon jetëgjatësia e të gjithë sistemit”, shtoi Jankullovska.

Në kundërshtim me pretendimin e PP-së se ajo mund të shihte se sektori juridik kërkoi sqarimin e pretendimeve të Komisionit për shkatërrimin e pajisjeve, Jankulovska theksoi se ato qartë ishin të drejtuara për DSK-në.

Jankulovska theksoi se vendimi i nënshkruar është për krijimin e një Komisioni në DSK për regjistrimin dhe shkatërrimin nga lista e pajisjeve huazuese dhe mjeteve teknike në DSK dhe nëse konstatohet vjetërsia e saj, të bëhet shkatërrim i të gjithë pajisjes, ndërsa jo për shkatërrimin e pajisjes konkrete.

Gjykimi për këtë çështje filloi më 22 dhjetor të vitit 2017.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë, ndërsa 1.541 numra edhe pas mbarimit të vlefshmërisë së urdhrave gjyqësor. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori