Për prokuroren Katica Janeva, amnistia e 27 Prillit nuk mund të krahasohet me faljen e presidentit Gjorge Ivanov, edhe pse akti i presidentit edhe sot e kësaj dite ka ndikim në proceset e Prokurorisë Speciale. Janeva insistonte që të mos përgjigjet për amnistinë pasi nuk është në kompetencë të sajë, por duke kujtuar faljen e Ivanovit që e pati paralizuar PSP-në për dy muaj, Janeva tha se edhe ky ligj për amnisti sigurisht se do të ndikojë në zhvillimin e gjykimeve.
“Vendimi i Ivanovit u bë me informacione të panjohura, të pavërteta. Vendimi i tij ishte antiligjor pasi u amnistuan edhe gjykatës, prokurorë, dëshmitarë dhe qytetarë të huaj që nuk ishin në asnjë hetim. Ne për dy muaj nuk punuam fare. Sigurisht se ky ligj do të ndikojë, por unë nuk do doja të komentoj diçka që nuk është në kompetencat e mija. Kështu që distancohem”, tha prokurorja Katica Janeva.
Edhe profesoresha Besa Arifi që është edhe anëtare e grupit për reforma në gjyqësor, nuk e arsyeton amnistinë pasi beson se do të lëshohet mundësia e vendosjes së drejtësisë njëherë e përgjithmonë. Por, edhe ajo sikur Janeva, kishte drojë të komentojë ligjin që thotë se është kryekëput politik, dhe se është sjellë vetëm për të siguruar dy të tretën e votave në Parlament.
“Është e qartë se pa një ligj të tillë, nuk ka mundësi për shumicën e dy të tretave të votave në Parlament dhe ky është aspekti politik. Në aspektin e reformave dhe sundimin e së drejtës, kjo pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë së atyre që janë të përfshirë në 27 prill, dhe kjo është edhe një mundësi e humbur për vendosjen e drejtësisë. Në aspektin juridik nuk mund të arsyetohet një gjë e tillë, por në aspektin politik sigurisht se ekzistojnë arsye”, Besa Arifi, profesoreshë universitare.
Prokurorja Katica Janeva e quan ish kryeministrin Nikolla Gruevski frikacak të vërtetë i cili fshihej pas patriotizmit të tij dhe gjoja sakrificës për bashkëpunëtorët, ndërsa ishte i pari i cili u arratis nga shteti.Gjatë një ligjërate para studentëve të UEJL së, Janeva tha se ajo nuk ndjehet aspak përgjegjëse për arratisjen e Gruevskit pasi ata e kanë mbajtur në Maqedoni, derisa u soll verdikti, pastaj gjykata dhe policia kishin përgjegjësi për të. Janeva tha se Gruevski asnjëherë nuk kishte treguar shenja psikologjike se ishte i gatshëm për arrati, pasi fryhej dhe thoshte se ai do ta mbajë barrën e të gjithëve, do të shkojë kurban për popullin./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe