LAJMI I FUNDIT:

A janë shkurtuar IPA fondet për Maqedoninë?

A janë shkurtuar IPA fondet për Maqedoninë?

Maqedonia shfrytëzon para evropiane, por ngec në zbatimin e asaj që mëson, vlerëson Instituti për politika evropiane (IPE). Sipas tyre, kjo është arsyeja se përse Bashkimi Evropian (BE) i ka ulur mjetet financiare për këtë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, Sekretariati për çështje evropiane (SÇE) mohon se Maqedonisë i janë shkurtuar mjetet nga IPA fondet. Megjithëse investohet me para nga këto fonde, përsëri nuk kanë efekt të madh nga shfrytëzimi i tyre. Sipas IPE-së, mungon vullneti politik për realizim të asaj që mësohet, ndërkaq kjo situatë ndikon që paratë të humben, ose BE-ja i ridrejton diku tjetër.


Malinka Ristevsk-Jordanova nga IPE thotë se ”aktivitete ka patur, efekte ka patur, por nuk rezultuan me forcim të kapaciteteve administrative, kurse kjo shihet në tre sfera: administratë publike, transport dhe ambient jetësor”. Ajo shtonë se ”ka mungesë të vullnetit politik për reforma, posaçërisht për luftë kundër korrupsionit.”

Ndryshe mendojnë nga SÇE-ja. Ana Bllazhevska, sekretare shtetërore thotë se ”është e gabueshme të flitet se na është marrë akreditimi apo gjoja se na janë suspenduar IPA mjetet, pasi që një gjë e këtillë nuk ka ndodhur, e as që kemi bazë për të besuar se do të ndodhë në një të ardhme të afërt.”

Bllazhevska thekson se vetë IPA programi është një proces teknik mjaft i ndërlikuar që vështirë kuptohet nga qytetarët, prandaj të ashtuquajturit ekspertë, tentojnë të shfrytëzojnë këtë proces, për të dhënë një vegim se duçka ka ndryshuar, ose diçka nuk është në rregull.”

Zyrtarisht, IPA fondet e shfrytëzuara nga janari i këtij viti kanë arritur në 61.8%./Telegrafi/