LAJMI I FUNDIT:

Janë publikuar pamje që tregojnë se si do të dukej një stërvitje apo edhe një lojë mes jush, përmes Metaverse

Janë publikuar pamje që tregojnë se si do të dukej një stërvitje apo edhe një lojë mes jush, përmes Metaverse

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet se si do të mund të dukej një komunikim përmes tanimë të platformës së proklamuar nga shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, Metaverse.

Pamje të tilla vijnë pak ditë pasi Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, zbuloi një seri konceptesh të reja sociale, lojërash dhe punën e Metaverse, përcjell Telegrafi.


@wearmeta what exercise do u practice #technology #tech #furture #foryou #usa #wearmeta #meta #instagram #facebook #america #sports #exercise #fencing ♬ original sound – Meta

Zuckerberg kishte thënë se “jemi në fillim të kapitullit tjetër për internetin”.

@wearmeta Boxing in the metaverse #furture #metaverse #usa #america #facebook #wearmeta #furture #instagram #foryou #technology ♬ original sound – Meta

“Në dekadat e fundit, teknologjia u ka dhënë njerëzve fuqinë për t’u lidhur dhe shprehur veten në mënyrë më të natyrshme. Kur e nisa Facebookun, shtypnim tekste kryesisht në faqet e internetit. Kur u krijuan telefonat me kamera, interneti u bë më vizual dhe celular. Ndërsa lidhjet u bënë më të shpejta, video u bë një mënyrë më e pasur për të ndarë përvojat. Ne kemi kaluar nga desktopi në ueb në celular; nga teksti tek fotot në video. Por ky nuk është fundi i linjës”, kishte thënë fillimisht Zuckerberg.

@wearmeta Pls feedback #meta #facebook #america #usa #foryou #metaverse #furture #instagram #gamer #gaming ♬ original sound – Meta

Më pas ai ka shtuar se “platforma tjetër do të jetë edhe më zhytëse – një internet i mishëruar ku ju do të jeni objekti, jo vetëm duke e parë atë”.

@wearmeta The gaming world is changing #furture #metaverse #america #facebook #foryou #meta #instagram #gamer ♬ original sound – Meta

“Ne e quajmë këtë metaverse dhe do të prekë çdo produkt që ne ndërtojmë. Cilësia përcaktuese e metaverse do të jetë një ndjenjë prezence – sikur të jeni aty me një person tjetër ose në një vend tjetër”… Në metaverse, do të jeni në gjendje të bëni pothuajse çdo gjë që mund të imagjinoni – të mblidheni me miqtë dhe familjen, të punoni, të mësoni, të luani, të blini, të krijoni – si dhe përvoja krejtësisht të reja që nuk përputhen me mënyrën se si mendoni për kompjuterët ose telefonat sot”, kishte thënë ndër tjerash Zuckerberg. /Telegrafi/