LAJMI I FUNDIT:

Jan Petersen: OSBE/ODIHR e përgatitur për vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Jan Petersen: OSBE/ODIHR e përgatitur për vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Ambasadori i Misionit të OSBE/ODIHR-it, për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, Jan Petersen, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka folur për zhvillimet të cilat e shoqërojnë këtë cikël zgjedhor.

Ambasadori Petersen foli rreth mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor. Sipas tij, OSBE-ODIHR-ja është e përgatitur për vëzhgimin e zgjedhjeve, sepse janë ftuar që t’i vëzhgojnë të njëjtat.


“Pasi janë caktuar për datën 5 qershor, dhe meqë kemi nevojë për përgatitje, javën e kaluar erdhëm në Maqedoni”, tha ambasadori Petersen.

Ai tha se nuk kanë diskutuar mënyrat se si do të organizohet kjo në mënyrë më praktike, mirëpo përsëriti se janë të gatshëm të vëzhgojnë zgjedhjet pavarësisht kur do të ndodhin.

Edhe këto zgjedhje OSBE/ODIHR do t’i monitorojë me rreth 300 vëzhgues që është afërsisht e njëjtë me shifrat nga misionet e kaluara për monitorim të zgjedhjeve në Maqedoni.

“Numri prej 300 vëzhguesish ka të bëjë me vëzhguesit afatshkurtër të cilët do të jenë këtu në ditën e votimit, mirëpo është e një rëndësie të përmendim se tani kemi të etabluar ekipin kryesor dhe vëzhguesit afatgjatë të cilët deri në fund të javës do të shpërndahen anembanë vendit , që na bënë të kemi njerëzit tanë në terren për një periudhë më të gjatë kohore. Qasja jonë është e njëjtë me të gjitha shtetet të cilat i vëzhgojmë, dhe dua të them se kemi vëzhguar rreth 300 procese zgjedhore në rajon. Prandaj mënyra se si organizojmë vëzhgimin në Maqedoni nuk dallon nga vendet e tjera”, tha ai.

Jan Petersen gjatë intervistës për AA u pyet edhe për faktin se OSBE/ODIHR kishte vlerësuar ciklet e fundit zgjedhore në Maqedoni se kanë kaluar kryesisht në atmosferë të mirë duke përmbushur standardet themelore ndërkohë që opozita në Maqedoni pretendon se është bërë një falsifikim i madh me votues fiktiv, për çka ka shpalosur biseda të përgjuara për të cilat pretendon se dëshmojnë përfshirjen e pushtetit në manipulim zgjedhor.

“Kjo është java e parë e imja në shtet prandaj nuk mund të komentoj edhe nga fakti se nuk kam qenë pjesë e misioneve të kaluara prandaj do të jetë e pamundur nga ana ime të komentoj lidhur me këtë. Kemi ardhur këtu pa paragjykime dhe atë që do ta bëjmë në vijim është të njoftohemi me situatën politike, të vëzhgojmë që më pastaj të japim vlerësimin tonë. Fillimisht duhet të kryejmë punën tonë në terren para se të themi diçka, prandaj nuk do të komentojmë paraprakisht përmbajtjen”, tha ai.

Njëri nga konstatimet e OSBE/ODIHR-së më herët ka qenë se numri i madh i votuesve në Maqedoni nuk korrespondon me numrin real të popullatës.

“Mendoj se duhet patur parasysh se raportet e kaluara kanë dhënë vlerësimet e ODIHR-së për atë kohë, ndërsa lidhur me progresin për këtë çështje mund të them se do të pasqyrohet në raportet tona, por përmbajtja substanciale do të jetë e pasqyruar në raportin final”, tha Petersen.

Ambasadori i Misionit të OSBE-ODIHR-së foli edhe për takimet me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) lidhur me atë se si po rrjedhin punët atje, ndërsa u ndal edhe në monitorimin e fushatës mediale.

“Do të filloj me çështjen e mediave. Tani jemi duke organizuar monitorimin e mediave e cila do të bëhet duke vlerësuar në mënyrë kualitative dhe kuantitative, për çka besoj të kemi një ekip të mirë. Akoma nuk kemi filluar punën por besoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Sa i përket KSHZ-së, kisha një takim me ta javën e kaluar me qëllim të vendosjes së kontakteve të bashkëpunimit. Takimet e tyre janë të hapura për çka ekspertët tanë do të marrin pjesë, por sidoqoftë ne nuk do të komentojmë por vetëm do të vëzhgojmë”, theksoi ai.

Meqë pas çdo cikli zgjedhor OSBE/ODIHR-ja del me rekomandime për Maqedoninë, siç ka bërë edhe në të kaluarën, vendi çalon në implementimin e tyre për çka ambasadori Jan Petersen tha se “kjo është një çështje të cilën do ta pasqyrojë në raport, por varet nga autoritetet e shteteve të cilat i vëzhgojmë që të zbatojnë rekomandimet tona”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori