LAJMI I FUNDIT:

Jamal Khashoggi në mesin e “Guardianëve”, grupi i zgjedhur nga “TIME” si Personaliteti Vitit 2018

Jamal Khashoggi në mesin e “Guardianëve”, grupi i zgjedhur nga “TIME” si Personaliteti Vitit 2018

Revista Time ka zgjedhur “Guardianët”, një grup gazetarësh që kanë qenë në shënjestër të punës së tyre, si Personalitet i Vitit.

Një seri prej katër ballinave bardhë e zi vënë në pah atë që revista e quan “Lufta për të Vërtetën”.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi përfshin Jamal Khashoggi, kontribuues i Washington Post i cili u vra në konsullatën arabe në Stamboll në tetor. Kjo është hera e parë që një person i vitit është një person i vdekur.

Një tjetër ballinë përmban Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dy gazetarë të Reuters të cilët u arrestuan në fund të vitit të kaluar në Mianmar ndërsa ata po punonin në një histori rreth vrasjeve të myslimanëve Rohingya, një popullsi pakicë në shtetin Rakhinë të Myanmarit. Të dy burrat mbeten prapa hekurave.

“Guardianët” gjithashtu përfshin gazetarët në Capital Gazette, Annapolis, Maryland ku pesë punonjës u vranë nga një person i armatosur qershorin e kaluar.

Dhe ballina e katërt tregon Maria Ressa, shef ekzekutive e faqes së internetit Rappler, faqe e lajmeve të Filipineve.

Ajo është akuzuar muajin e kaluar për akuzat për evazion fiskal – një rast që avokatët e lirisë së shprehjes dhe lirive civile kanë paralajmëruar se është pjesë e një goditjeje më të gjerë mbi mospajtimin me administratën e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori