Në mediat e rajoni nuk ka mundur të mos raportohet për koncertin madhështor të Rita Orës në Kosovë.

Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë.


ritaora fk

Më poshtë jua sjellim disa prej titujve në mediat kroate, boshnjake dhe serbe, lidhur me koncertin e ritës në vendin tonë:

"Rita Ora mbajti koncert në Kosovë - Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: 'Jam krenare që jam shqiptare'" - është titulli i Dnevnik.hr.

"Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare" - shkruan RadioSarajevo.ba.

rita3 2

"Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare" - është titulli i Klix.ba.

"Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!" - shkruan Telegraf.rs.

"Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë" - shkruan Mondo.rs.

rita1 7

"Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve" - është titulli i 100posto.hr.

"Rita Ora këndoi gjysmë e zhveshur në Kosovë - Jam krenare që jam shqiptare" - shkruan Blic.rs duke iu referuar fjalës shqiptare në mënyrë ofenduese.

"Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve" - ka shkruar Vecernji.hr.

rita2 3

Edhe artikujt në mediat e rajonit janë të shoqëruar me fotografi dhe video nga performanca e yllit botëror në kryeqytetin tonë.

Kujtojmë që Rita Ora kryesoi koncertin kryesor festiv në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/