LAJMI I FUNDIT:

Jakupi thotë se barnatoret janë në vështirësi të funksionimit, kërkon t’u bëhet pagesa e qirave

Jakupi thotë se barnatoret janë në vështirësi të funksionimit, kërkon t’u bëhet pagesa e qirave

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi  ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ndryshim-plotësimin e Pakos emergjente.

Jakupi tha se kanë marrë informata të shumta që gjatë dy javëve të fundit janë krijuar vështirësi të mëdha në operimin e barnatoreve.


“Kemi marr informata të shumta nga barnatoret se gjatë dy javëve të fundit janë krijuar vështirësi të mëdha të operimit dhe funksionimit të barnatoreve. Kemi raste të mbylljeve të barnatoreve dhe kemi raste të farmacisteve që kanë mbetur të pa punë. Kemi kërkuar nga qeveria që të ndryshohet pakoja emergjente dhe të shtohen disa masa që mund të bëhen për barnatoret. Edhe për barnatoret të bëhet pagesa e qerasë së objekteve”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka pasur ndonjë rast të farmacistëve që mund të jenë infektuar me COVID-19, ai tha: “Fatmirësisht nuk e kemi asnjë rast të infektimit nëpër barnatore. Kemi filluar prej datës 10 mars të ndërmarrim masat e para dhe fatmirësisht pas dy muajve asnjë rast se kemi të barnatoreve që janë të infektuar me virusin COVID 19. E kemi bërë planin e kujdestarive, kjo është një punë e madhe pasi nuk ka qenë e lehtë të mbahej kujdestaria deri në mëngjes. Kjo ka qenë një nga masat që pacientët të kenë qasje në barnat për të cilat kanë pasur nevoj”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi./RTV Dukagjini/Telegrafi/