LAJMI I FUNDIT:

Jakupi: Ne besojmë se mrekullitë ndodhin atëherë kur bashkohet energjia, mençuria dhe mirësia!

Jakupi: Ne besojmë se mrekullitë ndodhin atëherë kur bashkohet energjia, mençuria dhe mirësia!

Ideve të reja ju duhen shumë ëndrra që të shndërrohen në ndërmarrje të mëdha. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me të parin e rrjetit të marketeve Kipper, Visar Jakupi për të mësuar më shumë rreth kësaj ndërmarrje.

Intervistoi: Valon Osmani


Njiheni si menaxher i njërit nga marketet më të fuqishëm në treg “Kipper”. Cili ishte rrugëtimi yt i karrierës deri sa arrite në këtë pozitë?
Kompania jonë fillimet e saja i ka nga maji i vitit 2011. Nga përvoja e arritur përmes aktiviteteve tjera të ndërlidhura me tregtinë (si agjent i shitjes në kompaninë Aldaco ), kontakte me biznese të vogla që merreshin me tregti, qasja për të qenë më afër konsumatorit të fundit dhe në bazë të informacioneve dhe pritjeve nga ky bransh, e morëm vendimin që të fillojmë një biznes privat që kryesisht do të merret me tregti dhe që për momentin është Kipper. Nga ideja e asaj kohe deri në momentin që bisedojmë nga tre marketet që i hapëm në fillim në qytetin e Tetovës, sot operojmë me rrjete marketesh që shtrihen në 5 qytete të RVM-së dhe me ambicie për zgjerimin në çdo qytet të vendit tonë.

Sa është e vështirë puna e menaxherit?
Konceptin e udhëheqësisë në Kipper, më tepër e bazojmë në termin “Lider” se sa “Menaxher”, kjo nënkupton që jo vetëm që ushtrojmë pozitën e menaxherit në kompani por aktivisht jemi në bashkëpunim të vazhdueshme më udhëheqësit e sektorëve siç është sektori i shitjes, furnizimit, financa, departamenti i resurseve humane, sektori i logjistikës, etj. Edhe pse si proces, menaxhimi i fillesave të kompanisë, vendosja e idesë në praktikë, menaxhimi i riskut dhe në përgjithësi zbatimi i fjalës “nga e thëna në të bërë” ishte procesi më i vështirë. Ashtu si zgjerohet kompania me njësi të reja organizative, të punësuar, zgjerimin e asortimentit, aktivitetet tjera si ndjekja e trendëve dhe praktikave botërore, ndjekja e konkurrencës dhe parametra të tjerë të kësaj natyre, e bëjnë procesin e menaxhimit sfidë dhe punë që kërkon përvojë, energji shtesë dhe angazhim maksimal. Vetë fakti që kompania është në rritje të vazhdueshme, realizimi i planit vjetor dhe buxhetit të planifikuar nënkupton që proceset, edhe pse të vështira, i menaxhojmë me sukses dhe rezultatet janë evidente.

Hapja e marketit në Tearcë

Sa e keni problem për punësime të reja dhe cilat janë këshillat tuaja për të rinjtë?
Efekti i shpërnguljes së rinisë jashtë vendit sigurisht se e ka prekur edhe kompaninë tonë në kuptim të rritjes së vështirësisë për gjetjen e kuadrove cilësore. Një moment tjetër që është në favorin tonë dhe që e zbut pak këtë është oferta jonë shumë konkurruese ose të them më e mira në tregun ku operojmë ne. Kushtet që ofrojmë për të punësuarit, në kuptim të të hyrave mujore, programet për bonuse për çdo çerek viti, ditët e lira, pushimet vjetore etj, i kemi si përparësi krahasimore kundrejt konkurrencës. Në kuadër të kompanisë kemi departament të veçantë që merret me këtë problematikë dhe njëherit na e lehtëson procesin nga seleksionimi deri te punësimi i kuadrove të reja. Sugjerimi jonë për të rinjtë është që fillimisht të besojnë vetë në idetë që kanë, pasi ata që guxojnë mund edhe të dështojnë, ndërsa ata që nuk guxojnë janë të dështuar gjithsesi!

Brendësia e një marketi Kipper

Cilat janë sfidat dhe vështirësitë që keni hasur në karrierën tuaj?
Çdo iniciativë, aktivitet, punë për të pasur sukses ngërthen edhe vështirësi. Mungesa e besimit dhe përkrahjes nga të tjerët përfshirë edhe të afërmit, mungesa e financave gjatë fillimit të biznesit, mungesa e kuadrove adekuate si dhe e mbështetjes financiare nga institucionet shtetërore edhe më tepër e ka vështirësuar dhe ka rritur sfidat me të cilat jam përballur në karriere. Ashtu siç shtohet përvoja, realizohen planet dhe rritet vetëbesimi, minimizohen sfidat, ndërsa proceset edhe pse kanë vështirësi, bëhen të realizueshme dhe rezultatet janë të arritshme. Angazhimi i kuadrove cilësorë në vazhdimësi në kompaninë tonë, në mënyrë të konsiderueshme i ka ulur vështirësitë dhe vazhdimisht kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme dhe në favor të Kipper.

Po të mirat e kësaj pune?
Si çdo afarist, pronar i një biznesi etj, përveç qëllimit të fitimit e mira më e madhe e punës tonë është se në të gjitha qytetet ku veprojmë ne ndikojmë pozitivisht në zvogëlimin e papunësisë (mbi 500 punëtorë). Në mënyrë të tërthortë gjithashtu ndikojmë edhe në përmirësimin e parametrave të tregut të punës, përmes rritjes së nivelit të të ardhurave të punëtorëve dhe përfitimeve shtesë, kujdesi për çmimet e arsyeshme për klientët ku aktualisht në asortimentin tonë kemi një mori produktesh të cilave ua kemi korrigjuar çmimet në favor te klientëve me hyrjen tonë në treg. Gjithashtu Kipper financon edhe projekte me interes publik-social, si rregullimi i parkut te Xhamia e Pashës, aparatura për spitalin e Tetovës, vauçera për njerëzit me nevoja të veçanta si dhe sponsorizonim të aktiviteteve të ndryshme sportive etj.

Visar Jakupi gjatë një trajnimi me stafin e Kipper

Çka do t’ju sugjeroje të gjithë atyre të cilët e kanë ëndërr të merren me biznes apo me menaxhimin e ndonjë biznesi?

Nisur nga thënia e njeriut që bëri kthesë në botën e teknologjisë, dhe njëherit pronarit te kompanisë më të suksesshme në botë “Apple” i cili ka thënë: “Punët e mëdha në biznes asnjëherë nuk bëhen vetëm nga një person. Ato bëhen nga ekipe njerëzish”. Sugjerimi jonë për të gjithë ata të cilët kanë ide për biznes, për të shtuar kapacitetet e biznesit dhe për të rritur shanset e suksesit, duhet që të sfidojnë veten dhe idetë e tyre t’i shpalosin dhe t’i zbatojnë. Kjo për arsye se “Ne besojmë se mrekullitë ndodhin atëherë kur bashkohet Energjia, Mençuria dhe Mirësia”

Planet për të ardhmen?
Momentalisht kemi 40 markete edhe atë në: Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. Në plan kemi zgjerimin e rrjetit edhe në qytete tjera të RVM-së. Investimet në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të profesionalizmit të stafit siç janë trajnime të ndryshme nga kompani me renome ndërkombëtare, zbatimi i proceseve për standardizim dhe kontroll, përdorimi i softverëve për optimizimin e shpenzimeve nëpër sektorë dhe aktivitete tjera me natyrë të ngjashme si këto, janë disa nga planet që veçse kanë filluar të gjejnë përdorim tek ne.

Visar Jakupi premton që edhe në të ardhmen do të angazhohet që marketet “Kipper” të ofrojnë ofertat më të përshtatshme për xhepin e konsumatorit, me qëllim që secili konsumator të jetë i kënaqur me cilësinë dhe çmimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori