LAJMI I FUNDIT:

Jakup Nura: Bujar Bukoshi i premtoi Adem Jasharit mbështetje të parezervë, kjo gjë nuk ndodhi

Jakup Nura: Bujar Bukoshi i premtoi Adem Jasharit mbështetje të parezervë, kjo gjë nuk ndodhi

Një prej themeluesve të UÇK-së, Jakup Nura ka rrëfyer për orët e para të ushtrisë çlirimtare dhe aktivitetet e tij të përbashkëta kombëtare me komandantin Adem Jashari.

Gjatë rrëfimit në emisionin Pressing të T7, Nura ka thënë se Adem Jashari e kishte takuar kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi gjatë viteve të luftës.


Nura ka thënë se Bukoshi i kishte premtuar mbështetje të parezervë Adem Jashari.

Ky takim, sipas Nurës, kishte ndodhur në Tiranë.

“E kemi taku Xhavit Halitin në ekzil dhe e kemi taku Bujar Bukoshin. Ai (Bujar Bukoshi) ka premtu që do të keni mbështetje, me armatim, me çdo gjë që do të kemi nevojë. Ai the ne do ju mbështesim pa rezervë”, ka thënë Nura.

Mirëpo, sipas Nurës, një ndihmë e tillë nuk kishte arritur asnjëherë te Adem Jashari dhe bashkëlutëtarët e tij.

“Bujar Bukoshi ia ka thënë këto fjalë Adem Jasharit, që do të na mbështesin me çdo mundësi që e kemi dhe mundësitë e tyre kanë qenë të mëdha. E kur jemi kthyer nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, ka rrëfyer ai.