LAJMI I FUNDIT:

Jakup Krasniqi i reagon prokurorit Smith: Mos flisni në emër të popullit të Kosovës

Jakup Krasniqi i reagon prokurorit Smith: Mos flisni në emër të popullit të Kosovës

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe ish- zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi i ka reaguar prokurorit Smith gjatë konferencës së sotme në Hagë.

Kasniqi ka reaguar duke i thënë prokurorit Smith që të mos flas në emër të popullit të Kosovës.Krasniqi ka thënë se ai dhe përfaqësuesit e tjerë mund të flasin në emër të popullit. Krasniqi ka theksuar se është angazhuar 45 vite për lirinë dhe çlirim nga robëria, raporton “Betimi për Drejtësi”.


“Unë kam reagim në fjalën e prokurorit, zotit Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, mund të flasim ne përfaqësuesit e tij. Unë 45 vjet të jetës time i kam të angazhuar për lirinë për drejtësi dhe për çlirimin e kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992, kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminel i Serbisë nuk i kanë lejuar që të konstituohet.

Pas luftës çlirimtare kam qenë në të gjitha legjislaturat, deri në atë të vitit 2014, përfaqësues i qytetarëve të Kosovës dhe e kisha lutur prokurorin nëse ai duhet të flet në emër të dikujt, ose duhet të flet në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që regjimi i Serbisë ka përdorur gjatë kombit tim nga viti 1976-78 të shekujve 19, prandaj në emër të popullit tim, kombit tim, në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tem, flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim e në mënyrë të vecantë luftën e fundit të popullit tim për liri,drejtësi, barazi dhe shtetndërtim, për çka kombi ynë dhe ne vet e kemi fitu mbështetjen ndërkombëtare, e kemi cliriuar Kosovës dhe është shtet i pavarur dhe i lirë nga ai regjim”, ka thënë Kransiqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori