LAJMI I FUNDIT:

Jakimovski me informata zbuluese: Grupe terroriste do të sulmojnë burgjet? – MPB heshtë! (Video)

Jakimovski me informata zbuluese: Grupe terroriste do të sulmojnë burgjet? – MPB heshtë! (Video)

Kryetari i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, Stevçe Jakimovski vazhdon të insistojë se aksioni policor para tre muajve në rajonin e Likovës, Kumanovës dhe Haraçinës kishte të bënte, siç thotë ai, me një grup terrorist që kishte hyrë nga Kosova, me qëllim që t’i sulmojë burgjet, dhe t’i lirojë të burgosurit nga Lagja e Trimave.

Deklaratën e parë Jakimovski e dha nga fundi i muajit, dy javë pasi policia për dy ditë me radhë mbajti nën rrethim Likovën, ndërkohë që i bëri thirrje ministrit të atëhershëm, Oliver Spasovskit, që të mos gënjej popullin se ky aksion ka të bëjë me krizën e emigrantëve.


Të njëjtin qëndrim ai e ka edhe sot, kurse rikujton se pretendimet e tij nuk i ka përgënjeshtruar atë kohë as ministri Spasovski.

“Me siguri edhe ju edhe qytetarët e mbani mend kur kishte shumë helikopterë këtu në qytetin e Shkupit dhe në rrethinë. Pretendimet e mia nuk i përgënjeshtroi ministri i atëhershëm i Punëve të brendshme, e as ministri i ri, çfarë do të thotë se absolutisht qëndroj pas asaj që e thashë në opinion”, tha Jakimovski.

Jakimovski u bëri thirrje shërbimeve të sigurisë që të përgatiten për sulme të mundshme, kurse pretendimet e tij nuk i hedh poshtë as ministri aktual i Punëve të brendshme, Mitko Çavkov . Ai në emisionin “Në Qendër”, tha se ekzistojnë informata se ka pasur aktivitete të tilla.

Çavkov thotë se MPB në vazhdimësi ka informata për aksione të ngjashme terroriste, sipas tij, që kanë qëllim lirimin e anëtarëve të Grupit të Kumanovës, por prej atje deri më tani nuk kanë thirrur Jakimovskin në bisedë informative.

Nga ana tjetër, Ish ministri Spasovski nuk deshi t’i komentojë deklaratat e Jakimovskit, duke shtuar se gjithçka që ka pasur të thotë e ka thënë. Ai atë kohë tha se për shkak të krizës së refugjatëve policia ka shtuar masat e sigurisë, por përjashtoi çdo mundësi se ndonjë grup ka hyrë në territorin e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori