LAJMI I FUNDIT:

Jaka: Nuk po stimulohet marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Shqipëri

Jaka: Nuk po stimulohet marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Shqipëri

Një ditë pas deklaratës së Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu se ka humbur besimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe se Kosova dhe Shqipëria po garojnë se cila po vendos më tepër barriera, në përkrahje i ka dalë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka.

Jaka ka thënë për KosovaPress se mos pjesëmarrja e bizneseve nga Shqipëria në panairin ‘Prishtina 2018”, është një fakt, sepse mungojnë totalisht politikat e një bashkëpunimi ekonomik dhe qarkullimit tregtar ndërmjet dy shteteve të një kombi.

“Vazhdon politika të mbërthehet mbas folklorizmave dhe retorikave, kështu që biznesin po e promovon Serbia. Normalisht ne i kemi kërkuar dy Qeverive tona që sipërmarrjet e dy shteteve kanë paraqitur një sërë kërkesash për të hequr barrierat, pjesa e parë, dhe pjesa e dytë për të hartuar një strategji të qartë për të rritur komunikimet dhe bashkëpunimin ekonomike. Deri tani s’kemi marrë asnjë përgjigje, as nga Qeveria shqiptare as nga Qeveria e Kosovës. Shkaqet mund të jenë të shumta, por nuk u stimulua marrëdhënia ekonomike, kemi vetëm biznese sporadike, sepse biznesi e gjen vetën në hapësirat ku ka treg. Problemi është se nuk kemi një qarkullim dhe një bashkëpunim ekonomik të organizuar dhe të orientuar me politika përkatëse”, ka thënë Jaka.

Ai ka thënë se bizneset e Shqipërisë kanë qenë të njoftuara për të marr pjesë nga Oda Ekonomike e Kosovës, por interesi i tyre për të marr pjesë është shumë i vogël, kjo ka të bëjë me mungesë të kulturës të promocionit dhe të ekspozimit që kompanitë shqiptare bëjnë në përgjithësi.

“Nuk kemi të bëjmë fare me organizimin e panairit, sepse organizatorët kanë bërë njoftimet e tyre, mund të avancohet mbase edhe pjesa shqiptare dhe ajo kosovare për hapësira për ekspozita falas, por kjo është një pjesë që negociohet kur ka interes. Për aq kohë sa nuk ka pasur interes, normalisht që nuk mund të fajësojmë organizatorët”, ka thënë kryetari Jaka.

Për deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu se mos pjesëmarrja në panair, është një dëshmi se ka humbur besimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Jaka tha se, kjo është evidente, dhe nuk ka nevojë të merret si deklaratë e pavërtetë, sepse këto qëndrojnë, për aq kohë sa nuk ka rritje të bashkëpunimit tregtar dhe për aq kohë sa mungon besimi I konsumatorëve për të konsumuar produkte shqiptare dhe kosovare, siç tha ai, “jemi në ditën më të keqe”.

174 kompani do të marrin pjesë nesër në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia ndërsa vetëm një nga Shqipëria. Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori