LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Vota e secilit prej jush vlen

Jahjaga: Vota e secilit prej jush vlen

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Jahjaga përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka ftuar qytetarët të përmbushin obligimin e tyre qytetarë dhe demokraitik.


“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, ka shkruar Jahjaga në një postim në Facebook./Telegrafi/