LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Investimi në arsimimin e të rinjve i duhet Kosovës

Jahjaga: Investimi në arsimimin e të rinjve i duhet Kosovës

Ambasada e Kosovës në Londër në bashkëpunim me Fondin Kosovaro Amerikan të Arsimit (KAEF), sonte kanë organizuar një aktivitet, ku e pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.

Ish-presidentja Jahjaga, e cila mori pjesë në organizimin e kësaj mbrëmje, theksoi se ky është një takim përkrahës për Fondin Kosovaro Amerikan për Arsim dhe se investimi më i qëlluar që mund të bëhet, është investimi në arsimimin e të rinjve.


“Të investosh në edukim apo shkollim, nuk është investim vetëm në një individ, por ai është i cili do t’i hap një të ardhme krejt tjetër atij kandidati, por është edhe kthim ndaj investimit në shtetin e Kosovës”, tha ajo.

Jahjaga tregoi po ashtu theksoi se deri më tani janë dhënë mbi 100 bursa nga ky fond dhe po ashtu pohoi se i ka përkrah në vazhdimësi këto iniciativa sa ishte presidente, por veçmas në kohën e tanishme, raporton Alb Uk Tv.

“Kosova pjesën më të fuqishme që e ka, i ka djemtë dhe vajzat e reja, pasi mbi 60 përqind e popullatës në Kosovës, është nën moshën 25 vjeçare dhe investimi më i duhur që Kosovës i duhet tani dhe në të ardhmen, është investimi në arsimimin e të rinjve”, tha ajo.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës, Heroina Telaku  tha se ky është një fond që përkrah të rinjtë e Kosovës për të studiuar dhe për të vazhduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Deri më tash kanë arrit me përfituar më shumë se 100 të rinj, të cilët kanë arritur që t’i realizojnë ëndrrat e tyre për të studiuar në disa prej universiteteve më të mira të SHBA-ve. Është një fond që e përkrah të ardhmen e Kosovës, sepse këta të rinj janë e ardhmja e Kosovës, pasi mbi 80 përqind të tyre janë kthyer në Kosovë dhe po kontribuojnë për Kosovën në të gjitha fushat, duke përfshi edhe diplomacinë, pasi e kemi ambasadoren e Kosovës në Panama, e cila është përfituese e këtij programi”, tha Telaku dhe shtoi se do të mundohen që ta përkrahin këtë nismë edhe si ambasadë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori