LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga, Hysa e Rexhepi, kandidatë për shef të AKI-së

Jahjaga, Hysa e Rexhepi, kandidatë për shef të AKI-së

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltari i ministrave, Bajram Rexhepit e Bekim Çollakut, përmenden si kandidatë potencialë për postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, të cilat kanë thënë se në ditët në vijim pritet që të vendoset për njërin prej këtyre kandidatëve.


Pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm të AKI-së, Agron Selimajt, në bazë të Kushtetutës presidenti së bashku me kryeministrin pas konsultimit me Qeverinë duhet ta emërojnë drejtorin e kësaj Agjencie.

Kajtazi: Serbia ka qindra spiunë në Kosovë
Lexo po ashtu Kajtazi: Serbia ka qindra spiunë në Kosovë

Për këtë çështje gazeta “Zëri” ka dërguar pyetje në Zyrën e presidentit dhe në atë të kryeministrit, megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në anën tjetër, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se është shumë e rëndësishme që në këtë post të emërohet një person profesionit, prandaj apelojnë që emërimi i shefit të AKI-së të bëhet mbi baza të preferencave partiake.

Ish-presidentja Jahjaga ka përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, pasi për disa vite para se të zgjidhej presidente ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Kosovës.

Gazeta ka bërë përpjekje të vazhdueshme gjatë ditës së hënë ta kontaktojë Jahjagën, por ajo nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërsa Fisnik Rexhepi, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe më pas edhe i atij për Integrime Evropiane, Bekim Çollakut, ka thënë se nuk është kontaktuar nga zyrtarët e lartë qeveritarë për këtë çështje.

“Nuk e di, unë kam angazhime të reja tash, akademike dhe profesionale, kështu që jam i fokusuar tërësisht në atë drejtim”, është përgjigjur Rexhepi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori